Ngjarja në Kanal 5 | “Ndërhyrja e Mirçevskit cenon drejtpërdrejt parimin e pavarësisë redaktuese që është gurthemeli i gazetarisë së pavarur”

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) reaguan për ngjarjet që ndodhën dje në transmetimin e drejtpërdrejtë të “Samo Vistina” në TV Kanal 5, ku i ftuar ishte Ismet Ramadani, ish-deputet dhe këshilltar aktual i kryeministrit, dhe gazetari Goran Momirovski, ndërsa udhëheqës i emisionit ishte Aleksandar Vidinovski. Shoqatat shtojnë se, ndërhyrja e Mirçevskit drejtpërdrejtë në televizion, me kërkesë që Ramadani të largohet nga studio menjëherë. paraqet shqetësim serioz, sepse kjo cenon drejtpërdrejt parimin e pavarësisë redaktuese që është gurthemeli i gazetarisë së pavarur.

    “Në një shoqëri ku televizioni gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë luan rol në formësimin e diskursit publik, është e rëndësisë së veçantë që të gjithë pjesëmarrësit të ruajnë standard të lartë të komunikimit dhe të flasin me respekt me bashkëbiseduesit e tyre si dhe me publikun. Sonte sjellja dhe komentet e z. Ramadani ndaj udhëheqësit të emisionit Vidinovski, në një pjesë të caktuar të debatit, fatkeqësisht ishin konfrontuese, duke krijuar mundësi që debati të marrë përmasa të padëshiruara”, thonë shoqatat. 

    Edhe krahas situatës sfiduese, shtohet në reagim, Aleksandar Vidinovski, redaktor-udhëheqës i emisionit Vetëm e vëreteta në Kanal 5, bëri përpjekje për të ndaluar eskalimin e situatës dhe për të ruajtur standardin e dialogut të respektueshëm. Përpjekjet e tij demonstrojnë nivelin e profesionalizmit dhe qetësisë që kërkohet nga praktikuesit e mediave në skenare me presion të lartë.

    “Megjithatë, incidenti mori kthesë shqetësuese kur drejtori i televizionit Kanal 5, z. Ivan Mirçevski ndërhyri drejtpërdrejtë në televizion, me kërkesë që z. Ramadani të largohet nga studio menjëherë. ShGM shpreh shqetësim serioz për këtë ndërhyrje, sepse kjo cenon drejtpërdrejt parimin e pavarësisë redaktuese që është gurthemeli i gazetarisë së pavarur. Veprimet e kësaj natyre mund të dëmtojnë pavarësinë e medias dhe të rrezikojnë e minojnë besimin e publikut në përgjithësi në media. Ne dënojmë kategorikisht të gjitha veprimet që komprometojnë pavarësinë redaktuese nga strukturat menaxhuese të mediave dhe theksojmë më tej rëndësinë e ruajtjes së këtij parimi për ruajtjen e besueshmërisë së gazetarisë në Maqedoni”, thuhet në reagimin e shoqatave. 

    Ata u bëjnë thirrje të gjithë profesionistëve të medias, personazheve publike dhe pjesëmarrësve në debate publike që të kontribuojnë pozitivisht dhe me respekt në gjuhën publike, duke respektuar parimet e komunikimit të respektueshëm dhe pavarësisë redaktuese.

    Lajmi Paraprak

    Inteligjenca Artificiale ka prekur rrënjësisht qindra miliona vende pune

    Lajmi i rradhës

    INCIDENTI NË IDRIZOVË / Ziberi: dy të burgosur i kthejnë kamerat, synonin të mos e regjistronin të gjithë ngjarjen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë