Skandal në Kanal 5 | Drejtori Mirçevski e përjashton nga emisioni të ftuarin Ismet Ramadani (Video)

    Drejtori i televizionit Kanal 5, Ivan Mirçevski iu bashkua emisionit “Vetëm e vërteta” për t’i thënë të ftuarit, ish-deputetit Ismet Ramadani, të largohet nga emisioni për shkak se ky i fundit i tërhoqi vërejtjen moderatorit të emisionit për qasjet nacionaliste në emision, përcjell Nistori.

    Mircevskit nuk i pëlqeu ajo që tha i ftuari dhe vendosi ta largojë nga emisioni, duke i mohuar të drejtën e fjalës së lirë. Në të njëjtën kohë, në thirrje Mirçevski shprehu qëndrime personale për marrëdhëniet etnike në Maqedoninë e Veriut.

    Por nga ana tjetër Ramadani i replikoi me fjalët “ajde mos u sill aq i rëndësishëm, më i mençur se unë dhe më i moderuar se unë. Ti mua do më tregosh se çfarë marrëdhënie kam unë me maqedonasit dhe se çfarë keni ju me shqiptarët”.

    Pritet një reagim nga AVMU, KEMM, ShGM, SPGM në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Kanal 5. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Shumë drejtorë shkollash në RMV kanë vepruar sipas dëshirave të veta politike”

    Lajmi i rradhës

    Si ndikon kafja tek sistemi nervor brenda 15 minutash

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë