Prej të martës do të ngrinë marzhën për një pjesë të ushqimeve. Me fjalë të tjera po hyn në fuqi vendimi i qeverisë për të kufizuar marzhet në 10 për qind për 73 produkte themelore ushqimore në të ashtuquajturën shportë vjeshtore. Shporta e vjeshtës përfshin miell, bukë dhe produkte buke, makarona, oriz, vaj , mish viçi dhe pule , produkte qumështi, vezë, fruta dhe perime, kavanozat me ajvar, sheqer, kafe e bluar…Në raftet dhe frigoriferët ku qëndrojnë këto produkte, shitësit me pakicë duhet të vendosin etiketa me mbishkrimin “më pak harxhime , më shumë për ju”. Masa do të jetë në fuqi deri në fund të tetorit dhe pritet të ulë kostot e ushqimit mesatarisht me rreth 10 për qind.
Sipas paralajmërimeve , sipas shembullit të shportës së vjeshtës, do të bëhen shporta të Vitit të Ri, Ramazanit, Krishtlindjeve, dhe Pashkëve.Pas përfundimit të kësaj mase, Qeveria nuk pret rritje të menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, sepse nga java e ardhshme do të hyjë në fuqi Ligji për praktika të padrejta tregtare.
Përskaj marzhit të kufizuar, tregtarët nuk do të lejohen të paguajnë për marketing, përfaqësim dhe për nxjerrjen në pah të produkteve të caktuara në raft. Nga Organizata e Konsumatorëve vlerësojnë se kjo është një masë e është e dobishme dhe një hap përpara, edhe pse vlerësojnë se ajo afatshkurtër, dhe shtojnë se duhet të ndërmerren masa afatgjata.Për më tepër apelojnë qytetarët që të kenë sytë hapur kur blejnë ndonjë produkt, sepse tregtarët dinë të manipulojnë datën e skadencës së produktit. Nga kjo organizatë thonë se ngrirja e çmimeve dhe të gjitha këto rregullime nuk janë masa të tregut. Ata thonë se kjo masë nuk mund të zbatohet në afat të gjatë sepse do të sjellë në treg palogjikshmëri të tjera.
“Sektori i biznesit e di se pa konsumatorë nuk do të mbijetojë, ndaj duhet të sigurohet që të jenë të kënaqur dhe të mos ndjejnë goditje të tilla çmimesh të krijuara artificialisht, në mënyrë që të bëjnë dikë të pasur dhe të tjerët të varfër (kjo përfshin jo vetëm konsumatorët, por edhe prodhuesit dhe furnizuesit). Konsumatorët tashmë kanë filluar të devijojnë nga blerja e produkteve të tyre të preferuara dhe të zgjedhin të blejnë të tjera me një çmim më të ulët ose që janë në shitje në aksione të caktuara. Përveç kësaj, konsumatorët preken edhe nga e ashtuquajtura tkurrje, që është një rënie e peshës së produkteve të ambalazhuara, ndaj konsumatorët blejnë më pak në sasi”, shpjegon numri një i Organizatës së Konsumatorëve Marijana Llonçar- Vellkova.
Ajo thekson se në ndërkohë duhet të aplikohen edhe lloje të tjera mekanizmash, si rritja e pagave dhe pensioneve, konkurrueshmëria më e madhe, hapja e tregut, oferta më e madhe e produkteve dhe shërbimeve. Në kushtet e zgjidhjeve afatshkurtra dhe të imponuara, thotë ajo, konsumatorët blejnë atë që është e lirë dhe jo atë që u pëlqen. Lidhja e Sindikata të Maqedonisë pret rritje të lehtë të shportës minimale sindikale, e cila do të shpallet javën e ardhshme, thekson kryetari i LSM, Sllobodan Trendafillov. Sipas tij, ky do të jetë një sinjal i qartë për politikëbërësit dhe punëdhënësit në sektorin privat se rritja e pagave është urgjente.“Dje nevojitej rritja e pagave, sepse sot është tepër vonë”, theksoi Trendafillov, duke shtuar se çmimet e larta tregojnë se dikush po pasurohet në kurrizin e punëtorëve.
Ndërkohë rend me çmimet duhet të vendosë edhe Ligji për praktikat e padrejta tregtare, i cili do të hyjë në fuqi pas rreth një jave. Edhe pse konsumatorët nuk preken drejtpërdrejt nga kjo, ata në mënyrë indirekte do të mbrohen.
“Kjo nuk prej konsumatorët direkt , janë praktikat e padrejta tregtare që u imponohen vetë prodhuesve nga tregtarët. Ata janë furnizuesit e tyre. Konsumatorët do të mbrohen në mënyrë indirekte nga kjo. Indirekt, sepse do të ulin marzhet e atyre 2500 produkteve të furnizuara nga furnitorët”, thekson Llonçar.
Tregtarët kishin 6 muaj kohë për t’u përshtatur dhe për të lidhur kontrata të reja me prodhuesit dhe furnitorët, me të cilat, përveç një zbritjeje organike, tregtarët nuk do të lejohen më të ngarkojnë kosto shtesë për marketing, përfaqësim, si dhe për nxjerrjen në pah të një produkti të caktuar në raft. Është përgatitur një listë me mbi 2500 produkte, marzhi i të cilave nuk duhet të kalojë 10 për qind. Gjobat për mosbindje ndaj ligjit janë deri në 20 mijë euro. /Koha/