Nikolloski: negociatat me BE-në nuk kanë filluar për shkak të korrupsionit

    Nikolloski: negociatat me BE-në nuk kanë filluar për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit

    Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në TV21 theksoi se negociatat me Bashkimin Evropian nuk kanë filluar për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit.

    “Ndihem krenar që ia dolëm të pengojmë planin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me diktatin bullgar, sepse nuk pranuam që gjuha maqedonase të jetë dialekt i bullgarishtes dhe jam krenar që i ekspozuam këta banditë në pushtet, për arsyen e thjeshtë se është e qartë pse nuk janë nisur negociatat, nuk është Bullgaria, as ndryshimet kushtetuese, por problemi me shtetin ligjor. Dy ditët e fundit janë prova më e mirë. KE ka paraqitur 40 rekomandime për reforma në sistemin gjyqësor”, tha Nikoloski.

    Nikolloski: 10-15% e të punësuarve në institucione janë jashtëzakonisht të korruptuar dhe duhet të largohen

    Nikolloski, tha se 10-15% e të punësuarve në institucione janë jashtëzakonisht të korruptuar. Sipas tij, ata duhet të largohen.

    “Të mos u bëjmë presion institucioneve, rezultatet e para do t’i kemi për pak muaj. Institucionet nuk janë problem, janë punonjësit e tyre”, thotë Nikoloski.

    Një parti me 12 deputetë që propozon kryeministrin e vendit është të luash me vullnetin e popullit

    “Një parti me 12 deputetë për të propozuar kryeministër, po luan me vullnetin e popullit”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolloski. Ndërkohë thotë se ende nuk kanë vendosur nëse do t’i bashkohen Qeverisë teknike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ulni kolesterolin duke konsumuar panxhar

    Lajmi i rradhës

    Turqia nuk do të dërgojë më imamë në xhamitë gjermane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë