Nikollovski: Do të publikojmë “bomba” për keqpërdorimet nga LSDM-BDI në komunat që kanë udhëhequr

    Aleksandar Nikollovski në emisionin debativ në TV Shenja tha se do të dorëzojnë materiale për keqpërdorimet që janë bërë në komunat nga dyshja LSDM-BDI. Ai tha se kanë filluar me publikimin e “bombave” për komunën e Butelit, ku janë bërë keqpërdorime lidhur me ndriçimin.

    Sipas tij, pas publikimit të njëjtat do të dërgohen deri tek institucionet tjera për të hetuar rastet deri në fund.

    “Rreth 200 mijë euro janë shpenzuar më shumë dhe besojmë se ato para kanë përfunduar në xhepat e dikujt”, tha Nikollovski.

    Ai tha se kjo do të bëhet në mënyrë të organizuar dhe gati për çdo ditë.

    Lajmi Paraprak

    Ligji për pagën minimale sot para deputetëve

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është marrëdhënia dashuri-urrejtje?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë