Nikollovski: Zgjedhje të parakohshme, dimri i vitit 2023 do të jetë më i vështirë

    Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksdandar Nikollovski i ftuar në “360 Gradë” në Alsat tha se zgjedhjet e parakohshme do të ishte më mirë të mbahen në pranverë të vitit të ardhshëm, sepse, siç u shpreh ai, dimri i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë, ndërkohë që pushteti aktual, mes tjerash, nuk di të menaxhojë me prodhimin energjetik vendor, përcjell Nistori.

    “Dimri 2023 do të jetë më i vështirë nga dimri 2022, sepse lufta në Ukrainë nuk do të përfundojnë së shpejti. Pritet që çmimet e energensëve të shkojnë përpjetë, a me një ekip të paaftë që nuk din ta organizoj prodhimin vendor, mendoj se 2023-ta do të jetë edhe më e vështirë. Për këtë arsye zgjedhjet duhet doemos të mbahen sa më shpejtë, më së voni në pranverë, që të ketë kohë qeveria e re të përgatitet për dimrin e ardhshëm, 2023”, tha Nikollovski.

    Viktor Dimovski të mos dërgohet ambasador në Francë pas skandalit me oligarkun ukrainas që mori shtetësi të vendit, Oleksandar Onishçenko. Kjo është kërkesë e VMRO-DPMNE-së. Nikollovski deklaroi se skandali ndodhi si pasojë e mungesës së drejtorit për kontroll të brendshëm në Agjencinë për Siguri Kombëtare, tashmë për 16 muaj.

    “Ka betejë mes klanesh në LSDM për drejtor të ASK-së. Për këtë arsye nuk zgjidhet drejtori për kontroll të brendshëm, për këtë arsye Viktor Dimovski gjashtë muaj nuk dërgohet për ambasador në Francë dhe këtu të mos manipulohet me Komisionin për politikë të jashtme në Kuvend sepse propozimi për të erdhi tani kur doli skandali me Onishçenkon dhe ekzistojnë të paktën katër krahë në LSDM të cilët luftojnë, klani i afërt me Oliver Spasovskin, krahu i afërt me Mile Zeqeviç, krahu i Dimitar Kovaçevskit dhe krahu i Zoran Zaevit. Pas gjithë kësaj që ndodhi, gjëja e fundit që duhet të ndodhë është Dimovski të shkojë ambasador në Paris sepse kjo do të ishte turp për Maqedoninë. Gjithsesi Franca është njëra nga vendet më domethënëse të Bashkimit Evropian, mendoj se duhet të kemi raport serioz ndaj saj”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A janë të gatshme “Rrugët e Maqedonisë” për sezonin dimëror?!

    Lajmi i rradhës

    Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut bëhet transplanti i parë i mëlçisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë