Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut bëhet transplanti i parë i mëlçisë

    Në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive ditë më parë është kryer transplanti i parë i mëlçisë nga donator i vdekur, i pari në historinë e shëndetësisë në Maqedoni.

    “Pacienti gjashtëdhjetëvjeçar me sëmundje kronike të mëlçisë mori një organ të shëndetshëm nga një paciente me vdekje në tru, familja e së cilës mbrëmë pranoi t’i dhurojë organet. Krahas mëlçisë, momentalisht është duke u zhvilluar transplantimi i veshkave tek dy pacientë me sëmundje të veshkave”, publikoi Ministria e Shëndetësisë në Fejsbuk.

    Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, në emrin e tij personal dhe në emër të gjithë personelit, të përfshirë në ndërhyrjen e transplanteve, ka falënderuar familjen e donuesit dhe vendimin e tyre për të shpëtuar jo një, por tre jetë.

    “Ata na treguan edhe një herë se jeta mund të dhurohet. Falenderojmë gjithashtu të gjitha ekipet mjekësore të përfshira në transplantim, që punuan dhe vazhdojnë të punojnë me pacientët gjatë 24 orëve të fundit. Falënderim të veçantë meriton profesori Zoran Karaxhov dhe ekipi i tij, si dhe ekipi i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, i cili sot shkroi një faqe të re jo vetëm në fushën e kirurgjisë digjestive, por edhe në shëndetësinë e përgjithshme”, theksoi ministri i Shëndetësisë Sali.

    Lajmi Paraprak

    Nikollovski: Zgjedhje të parakohshme, dimri i vitit 2023 do të jetë më i vështirë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është e rrezikshme për zemrën!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë