Një aneks i ri mbi Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nënkupton marrëveshje e re e bazuar në pozicionin bullgar. Ky është konstatimi i ish-ambasadorit Risto Nikovski, i cili vlerëson se për të mos u nëpërkëmbur më shumë dinjiteti shtetëror, Zaev duhet të heq dorë nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë. Propozimi portugez sipas Nikovskit nënkupton heqje dorë nga rrënjët e gjuhës dhe identitetit maqedonas.
“Dalja e vetme nga kjo situatë është heqja dorë nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë. Radev tregoi se duhet patjetër një aneks. Nëse bëhet aneks, kjo marrëveshje bie sepse edhe ashtu ishte nënçmuese, kërcënuese dhe bllokues për Maqedoninë edhe pse quhej marrëveshje për fqinjësi të mirë”. Shihet qartë se Evropa ka mirëkuptim për Bullgarinë dhe dalje nga kjo disfatë është vetëm abrogimi i marrëveshjes”, deklaroi Risto Nikovski, Ish ambasador. /Alsat M/