Nis procesi për dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qindra monumenteve të Kosovës

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Qeveria ka votuar themelimin e komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës më 98/99, përcjellë KultPlus.

    “Ky është moment i rëndësishëm, pasi zyrtarisht e nisim procesin për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës”, ka shkruar Çeku.

    Tutje ai ka bërë të ditur se anëtarë të komisionit do të jenë profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe profesionale, si dhe profesionistë ndërkombëtarë.

    “Komisioni do të marr për bazë të gjitha dokumentimet që janë kryer deri sot, ndërsa do të ketë për detyrë hartimin e inventarit shtetëror me të gjitha monumentet e shkatërruara gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999. Mbi këtë dokument dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim”, thuhet në njoftimin e tij.

    Lajmi Paraprak

    Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike në seancë plenare

    Lajmi i rradhës

    “S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë