Balanseri ishte krijuar si mekanizëm për të korrigjuar përfaqësimin adekuat dhe të drejtë në administratë. Balanseri një shemë softuerike që kur i fut të kompjuter të dhënat e të punësuarve të një institucioni publik, ta nxjerr me automatizëm sa maqedonas, sa shqiptarë, sa turq, romë, serbë – duhet të punësohen. Ideja dhe qëllimi janë jetësimi i barazisë në punësime, por disa defekte të këtij mekanizmi, dhe keqpërdorimet që nisën të bëhen dukuri masive.
Shpeshherë Zorani e Martini, janë paraqitur si shqiptar, rom e turq, për ta marr një punësim dhe anasjelltas.Për arsyeje të tilla dhe të keqpërdorimeve të ndryshme, VMRO-DPMNE gjatë fushatës në programin e saj politik e ka pasur qëllim heqjen e balanserit gjatë punësimin në administratën publike.
“Duke respektuar plotësisht parimin kushtetues për përfaqësim adekuat dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha komuniteteve në Maqedoni, do ta largojmë balancuerin gjatë punësimeve. Në këtë mënyrë, cilësitë personale, ekspertiza, kompetenca dhe sistemi i meritave do të respektohen në radhë të parë gjatë punësimit në institucionet shtetërore”, qëndron në programin e VMRO-DPMNE-së.
Nga ana tjetër, së fundmi deputetja Vesna Bendevska është e bindur se Balanseri si mjet për përfaqësim të drejtë të komuniteteve në punësim në sektorin publik përfundimisht shfuqizohet me ardhjen e qeverisë së re. Ajo pohon se kjo është një nismë që do të realizohet dhe vjen nga Lëvizja ZNAM, por edhe se ka konsensus për të në koalicionin e ri qeveritar.
“Punësimet partiake do të duhet të ndalen. Balanseri do të duhet të shfuqizohet sepse është bërë antiteza e konceptimit të tij origjinal. Nëse ideja fillestare ishte për përfaqësimin dhe punësimin e komuniteteve më të vogla, tani shohim se secili po abuzon me të drejtën për t’u shprehur, nga pikëpamja etnike, sipas dëshirës. Pasi instrumentet që garantojnë liritë dhe të drejtat e qytetarit sigurojnë që të gjithë të ngrihen një mëngjes dhe të ndjehen si pjesëtarë të komunitetit rom, boshnjak, shqiptar apo maqedonas”, thotë Bendevska.
Profesori universitar Bashkim Selmani për gazetën Koha, deklaroi se këtë çështje mund ta vlerësojmë në tre aspekte bazë që ka të bëjë me ndjeshmërinë ndërnacionale dhe prishjen e stabilitetit juridik, administrativ dhe sferën e sigurisë institucionale në nivelet e juridiksionit shtetëror.
“E para është aspekti historik, që nënkupton se kjo garanci buron nga MO-ja dhe në atë marrëveshje u dëshmua se çështja shqiptare nuk u zgjidh përfundimisht si përfituan kombet tjera nga ish-Jugosllavia me pavarësi e autonomi vendimmarrës edhe pse u derdh gjak. E dyta, ç’do përpjekje për të rrënuar këtë siguri juridiksionale duhet të bëhet me lejen e faktorit ndërkombëtar sepse ata garantuan dhe minimizuan kërkesat dhe statusin e shqiptarëve. Dhe e treta, duhet ditur cila palë është iniciatore për rrënimin e këtij sistemi garantues, me siguri pala maqedonase, por kush do që të inicioj një çështje të tillë nënkupton rrënimin e çështjeve ndërnacionale dhe atë ndërkombëtare, sepse po të kenë qëndrim pozitiv atëherë duhet të ofrojnë një avancim plotësues për interesin ndërnacional gjë që nuk kemi dëgjuar. Për të ndryshuar, anuluar ose balanseri duhet të hiqet si thonë ata”, u shpreh Selmani.
Ai gjithashtu shtoi se një çështje e ndjeshme për raportet ndërkombëtare dhe në këtë rast është e drejt ekskluzive e shqiptareve për të ndaluar shkeljet kolektive të shqiptareve, detyrimisht duhet të ketë referendum për mendimin kolektiv shqiptar, sepse kostoja ishte shumë e lartë e vitit 2001. Nëse preket kjo garancë, siç tha ai, sepse nga ky ndryshim do të burojnë një varg pengesash negative për statusin e sigurisë te shqiptarët.
“Atëherë situata kthehet në pasiguri dhe kufizimin kolektiv te avancimit të të drejtave të shqiptareve. Këto zëra nuk do doja t’i dëgjoj, por do të isha i lumtur sikur subjektet politike të mendojnë për decentralizim dhe autonomi fiskale”, deklaroi Selmani.