Nisma “Të gjithë për Palestinën” i dërgoi notë proteste MPJ-së: ndaloni mbështetjen e gjenocideve në emrin tonë

    Nisma qytetare “Të gjithë për Palestinën” i ka dërguar sot një notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme lidhur me votimin në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

    “Ju drejtohemi në lidhje me votën tuaj zyrtare në seancën e 58-të të rregullt të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, mbajtur më 4 prill 2025, ku vendi ynë votoi kundër dy rezolutave për Palestinën, të miratuara nga shumica e anëtarëve”, thuhet në letrën e protestës.

    Rezoluta A/HRC/58/L.31, për të cilën Maqedonia votoi kundër së bashku me vetëm një vend tjetër – Republikën Çeke, dënon praktikat koloniale izraelite në territoret e pushtuara palestineze dhe mbështet të drejtën e patjetërsueshme për vetëvendosje të popullit palestinez. Kjo rezolutë u miratua me 43 vota pro, ndërsa dy shtete abstenuan.

    “Dëshirojmë t’ju kujtojmë se Maqedonia kurrë nuk ka votuar kundër të drejtës për vetëvendosje të popullit palestinez. Gjithashtu duam t’ju kujtojmë se lufta për të drejtën për vetëvendosje është e rrënjosur thellë në historinë e popullit maqedonas dhe se vetë duhet të jetë një kujtesë gjithnjë e pranishme e solidaritetit dhe empatisë ndaj të gjithë popujve që ndajnë të njëjtën betejë”, thanë nga “Të gjithë për Palestinën”.

    Sipas tyre, ky vendim është thellësisht i turpshëm dhe nuk është në përputhje me vullnetin, ndërgjegjen dhe vlerat e njerëzve që jetojnë në këtë territor. Nisma kërkon sqarim urgjent për këtë votim.

    “Ne kërkojmë që të ndaloni së mbështeturi gjenocidet në emrin tonë. Ne kërkojmë që votat në seancat e OKB-së të pasqyrojnë vlerat reale të popullit tonë. Ne kërkojmë solidaritet për Palestinën dhe popullin palestinez”, theksojnë në notën e protestës.

    Lajmi Paraprak

    FUAD PASHA MBRETI I PARË I EGJIPTIT ME PREJARDHJE SHQIPTARE

    Lajmi i rradhës

    Të gjithë duhet të kemi dëshirë për pushtet!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë