SPB Tetovë njofton drejtuesit e automjeteve të rënda për mënyrën e qarkullimit nga sot

    Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka dalë me një njoftim për regjim të qarkullimit të automjeteve ngarkuese në rrugën nga dalja e Gostivarit deri në Strazhë. Regjimi i posaçëm do të vlejë prej sot (1 korrik), edhe atë për mjetet motorike me ngarkesë mbi 7.5 tonë.

    “Me fillimin e sezonit turistik veror, nga nesër (01-korrik) deri më 01- shtator të këtij viti, në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë do të vendoset regjim i posaçëm i qarkullimit për mjetet motorike me ngarkesë mbi 7 tonë e gjysmë. Sipas këtij regjimi, nga dalja nga Gostivari deri në Strazhë dhe përgjatë rrugës për në Mavrovë, kamionët nuk do të lejohen të lëvizin të premteve nga ora 15 deri në 22:00, të shtunave nga ora 07:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në mesnatë dhe të dielave nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 22:00″.

    “Përjashtim nga këto ndalime do të bëjnë kamionët që transportojnë bagëti të gjalla, mallra që prishen, si dhe grurë dhe produkte tjera të drithërave. SPB Tetovë informon gjithashtu se, nëse automjeti nuk i respekton ndalesat e vendosura, menjëherë do të përjashtohet nga komunikacioni dhe ngasësit do t’u shqiptohen kallëzime përkatëse, në të cilat parashikohet gjobë prej 45 euro në kundërvlerë në denarë. SPB Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve të mallrave që me kohë të kontrollojnë korrektësinë teknike, të mos dalin në rrugë të lodhur dhe të respektojnë plotësisht sinjalistikën ekzistuese në komunikacion. Kjo veçanërisht vlen për automjetet që do të lëvizin në drejtim të qendrave turistike të Ohrit dhe Mavrovës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Vera me probleme të vjetra në trafikun e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet bazë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë