NJË E TRETA E BIZNESIT RREZIKON MBYLLJEN PËR SHKAK TË RRYMËS SË SHTRENJTË!

    Shtrenjtimi i rrymës deri më shtatë herë ka rritur tejmase këtë vjeshtë harxhimet e biznesit në raport me vjeshtën e kaluar. Si rrjedhojë e rritjes së madhe të çmimit të energjisë elektrike, bile një e treta e kompanive mendojnë që përkohësisht të ndërpresin me procesin e prodhimit ose të mbyllin bizneset e tyre, në rast se nuk zvogëlohet çmimi i këtij energjensi apo nëse nuk fitojnë mbështetje nga ekzekutivi. Për gjysmën e bizneseve masat e deritanishme qeveritare për tejkalimin e krizës energjetike janë ose të pamjaftueshme, ose joadekuate. Këtë ndër të tjerash e tregon sondazhi i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë i realizuar me 125 kompani lidhur me efektet negative të krizës energjetike ndaj kompanive vendore që furnizohen me rrymë në tregun e hapur. Njëherësh rezultatet tregojnë se më të goditura nga rritja e çmimit të rrymës janë fabrikat dhe tregtia ku harxhimet operative janë rritur deri në 60 për qind, ndërsa nga ana tjetër këto kompani në tërësi janë përjashtuar nga masat për ndihmë të qeverisë si çmimi i subvencionuar i rrymë s dhe kreditë e volitshme për investime në burimet e ripërtëritshme si dielli.

    Gjithashtu vetëm një e treta e kompanive, për shkak të procedurës së ndërlikuar dhe me plot probleme, kanë arritur të fillojnë prodhimin e tyre të energjisë elektrike me panele diellore. Për të reduktuar efektet negative të krizës energjetike, Organizata e Punëdhënësve do t’i propozojë Qeverisë një paketë të re masash. Çelësi është subvencionimi i drejtpërdrejtë i energjisë elektrike mbi një tavan të caktuar çmimi. Propozohet mbështetje prej 100 ose 200 euro për Megavat orë në varësi të mundësive financiare të shtetit, si dhe ulja e TVSH-së për energjinë elektrike ose kufizimi i marzhit për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike.

    Drejtori i përgjithshëm i Elektro Ekonomisë, Vasko Kovaçevski paralajmëroi ulje të çmimit të energjisë elektrike në tregun e rregulluar për konsumatorët e vegjël, sepse, sipas tij çmimet aktuale janë shkak për mbylljen e një numri të madh të subjekteve ekonomike. Zakonisht energjia elektrike industriale është zakonisht më e shtrenjtë se ajo për familjet dhe që nga 1 korriku çmimi i saj është rritur edhe më shumë në krahasim me atë të amvisë rive.

    Qeveria po bën përpjekje për të ulur çmimet për konsumatorët e vegjël. Bëhet fjalë për 65 mijë subjekte dhe kemi informacione që tashmë janë mbyllur 7 mijë persona juridikë. Duhet të ndihmohet kjo kategori e konsumatorëve, dhe këtu do të ketë ulje të konsiderueshme të çmimit – paralajmëroi Kovaçevski.

    Në ndërkohë me vendim qeveritar mbi 200 kompani të industrisë ushqimore kanë mundë si të ftojnë rrymë më të lirë nga prodhimi vendor prej 80 deri 95 euro për megavat orë, së bashku me shkollat, stacionet filtruese dhe ndërmarrjet e ujit dhe kanalizimit. Janë ulur në dhjetë për qind për tregtarët me rrymë dhe 20 për qind për EVN furnizimi edhe marzhat maksimale. Me këtë masë pritet që mbi 1600 kompani dhe institucione në nivel lokal dhe qendror të mund më lehtë të furnizohen me rrymë më të lirë elektrike, që do të lehtë sojë edhe punën e tyre. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Shkollat ankohen për procedurat e stërzgjatura në lidhje me rrymën e subvencionuar

    Lajmi i rradhës

    Si t’i mbroni fëmijët tuaj nga përmbajtja jo e mirë në internet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë