Shkollat ankohen për procedurat e stërzgjatura në lidhje me rrymën e subvencionuar

    Afatin për shfrytëzimin e energjisë elektrike më të lirë nga dhjetori me çmim 95 euro për megavat orë e kanë humbur një e treta e shkollave në vend. Ministrin Bekteshi, ka thënë se faji u takon drejtuesve të institucioneve, ndërsa nga ana tjetër nga shkollat janë ankuar për procedura të ndërlikuara. Shkolla fillore e Tetovës “Vëllezërit Migjeni” është në mesin e 165 shkollave në vend që nuk kanë aplikuar për masën për shfrytëzimin e energjisë elektrike më të lirë deri në fund të prillit, gjegjësisht derisa vazhdon gjendja e krizës në vend. Nga gjithsej 474 shkolla publike fillore dhe të mesme, 309 shkolla kanë aplikuar për furnizim me energji elektrike të subvencionuar përmes EVM shitje, të cilat nga një dhjetori kanë përdorur energji elektrike më të lirë.

    Shkollat tjera ose nuk aplikuan fare ose kishin një aplikim jo të plotë. Siç sqaron drejtori i shkollës së Tetovës, Riza Etemi, problemi më i madh i tyre ka qenë aplikimi, por edhe çfarë duhet të bëjnë në interval – pasi kanë lënë në pritje kontratën me furnizuesin aktual Future Energy, përmes së cilës marrin energji elektrike, derisa në momentin kur kalojnë në energjinë më të lirë nga EMV.

    “Kishte një lidhje nga e cila duhej të shkarkonim dokumentet dhe ato dokumente ishin disi… nuk kishim kohë për 2-3 ditë t’i mblidhnim. Kjo ishte arsyeja. Aktualisht kemi një kontratë me një operator, me tender dhe ai na ofron 10 për qind ulje të çmimit të faturës. Në ndërkohë na është dashur të vendosim në pritje kontratën me operatorin aktual dhe në atë kohë nuk e kemi ditur se me çfarë çmimi do të furnizohemi me energji elektrike”, shpjegon Etemi.

    Në shtator, Etemi kishte frikë se si do të ishte ky dimër dhe kërkoi ndihmë nga shteti, por tani thotë se kursimi i energjisë elektrike në shkollë ka dhënë rezultat, ndaj mendon se do t’ia dalin me faturat. Megjithatë, ai shtoi, në konsultim me komunën do të shqyrtohet nëse nga janari do të aplikojnë për thirrjen e dytë për energji elektrike më të lirë.

    “Për ne si shkolla, Qeveria duhet të ndërhyjë drejtpërdrejt, jo të na detyrojë neve si shkolla të aplikojmë, sepse ne jemi institucione, jo privatë”, shton drejtori i Tetovës.

    Veprime të tilla shkaktuan nervozizëm te ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai e drejtoi gishtin nga opozita, e cila në zgjedhjet e fundit i fitoi zgjedhjet në shumicën e Komunave. Ai u shpreh se komunat janë përgjegjëse edhe për shkollat në territorin e tyre, por për to marrin para përmes bllok-granteve nga Ministria e Arsimit. Bekteshi i ka qortuar, ndërsa arsyen e mos aplikimit e quan paaftësi të atyre që drejtojnë ato institucione.

    “Ata paguajnë një çmim prej 400 euro (për megavat orë), plus një marzhë prej 10 për qind, pra 440 euro dhe nëse e krahasojmë me 95 euro, imagjinoni sa kosto i bëjnë buxhetit të komunës dhe buxhetit të komunës. Ata ose janë të paaftë ose e bëjnë me qëllim”, tha Bekteshi. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Mbikëqyrja elektronike e dhunuesve rrit sigurinë për viktimat

    Lajmi i rradhës

    NJË E TRETA E BIZNESIT RREZIKON MBYLLJEN PËR SHKAK TË RRYMËS SË SHTRENJTË!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë