Një e treta e të rinjve në Gjermani mendojnë se dhuna ndaj grave është “e pranueshme”

    Një e treta e burrave në Gjermani mendojnë se dhuna ndaj grave është “e pranueshme”, ka thënë të dielën aktivistët e barazisë gjinore.

    Sipas një sondazhi të ri, 33% e meshkujve të moshës 18-35 vjeç menduan se ishte “e pranueshme” nëse “u rrëshqiste dora” herë pas here gjatë një debati me partneren e tyre femër, shkruan Deutsche Welle, përcjell Telegrafi.

    Po sipas sondazhit, 34% e të anketuarve pranuan se kishin qenë të dhunshëm ndaj grave.

    Sondazhi mbarëkombëtar mori në pyetje 1,000 burra dhe 1,000 gra të moshës 18-35 vjeç dhe u porosit nga shoqata bamirëse për fëmijë Plan International Germany.

    Gjetjet janë “tronditëse”, ka thënë Karsten Kassner nga Federal Forum Men, një grup gjerman që mbron barazinë gjinore.

    “Është problematike që një e treta e burrave të anketuar e relativizojnë dhunën fizike ndaj grave. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht”, i tha ai grupit të gazetës Funke, e cila do të publikojë gjetjet e plota të hënën.

    Ndryshe, vë në pah DW, më shumë se 115,000 gra në Gjermani ishin viktima të dhunës nga partneri në vitin 2021, sipas të dhënave të policisë federale.

    Kjo është e barabartë me 13 gra çdo orë. Në të njëjtin vit, 301 gra u vranë nga partneri aktual ose ish-partneri i tyre.

    Sondazhi shqyrtoi gjithashtu perceptime të tjera të gjinisë dhe seksualitetit midis burrave dhe grave gjermane.

    Ai zbuloi se 48% e të anketuarve shprehën gjithashtu një mospëlqim ndaj shfaqjeve publike të homoseksualizmit, duke thënë se ndiheshin të “shqetësuar” prej tij. 

    Lajmi Paraprak

    Për një rikthim të besimit të Perëndimit

    Lajmi i rradhës

    Pranohen pjesërisht kërkesat e personave me nevoja të posaçme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë