Një ekip nga Klinika e fëmijëve sot do të qëndroj në Gjevgjeli ku bashkë me mjekët e spitalit të përgjithshëm të Gjevgjelisë, do të shqyrtojnë se nga çfarë infektimi janë prekur 50 fëmijë dhe foshnja nga ky qytet.
Ministri Filipçe sot vetëm se ka përsëritur atë që mbrëmë u tha përmes një komunikate të Ministrisë së Shëndetësisë, se akoma nuk ka detaje se për çfarë infektimi bëhet fjalë, dhe as indice se çka mund ta ketë shkaktuar. Ai sot tha se testet për kovid-19, tek të gjithë fëmijët kanë rezultuar negativ, dhe raste të ngjashme nuk janë regjistruar në qytetet tjera të vendit.