Një familjes katër anëtarëshе i nevojiten gati 40 mijë denarë për produktet bazë

    Një familjes katër anëtarëshе i nevojiten gati 40.000 denarë, për të blerë produktet bazë për muaj dhe për të paguar faturat.

    Llogaritja e fundit e LSM-së tregon se vlera e shportës minimale të konsumit për një vit është më e shtrenjtë për 5.500 denarë.

    Raporti i sindikalistëve tregon se rritja e kostove është kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve.

    Nga qershori i vitit të kaluar deri në të njëjtin muaj të këtij viti, fatura për blerjen e produkteve ushqimore më të nevojshme është rritur për mbi 3.000 denarë.

    Mesatarisht, shpenzimet për shlyerjen e faturave komunale në shtëpi janë rritur për 1000 denarë.

    Shporta e konsumit minimal sindikal

    QERSHOR 2022 39,710 DENARË

    QERSHOR 2021 34,211 DENARË

    USHQIMI 17. 613 DENARË 14. 547 DENARË

    BANIM 11 800 DENARË 10 800 DENARË

    Qytetarët që ne anketuam janë të shqetësuar, për ekzistencën e tyre.

    “Qoftë vaji, buka, sheqeri, mielli, tmerr-tmerr”, thotë një qytetare.

    “Nga dita në ditë çmimet rriten dhe njerëzit vuajnë”, u shpreh një qytetar.

    Konfirmimin për uljen e fuqisë blerëse e dha dje Enti Shtetëror i Statistikave, i cili shënoi një inflacion rekord prej 14.5 për qind për muajin e kaluar krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

    Në raportin e statisticienëve shihet se vaji i gatimit është rritur me mbi 50 për qind, buka me 30 për qind. Qumështi, vezët dhe djathi shiten me çmime gati 20 për qind më të larta brenda një viti.

    “Banka Popullore njoftoi se presin stabilizim të çmimeve të ushqimeve deri në fund të vitit. Por, ekspertët dhe publiku janë gjithnjë e më skeptikë, sepse inflacioni muaj pas muaji po rritet me një ritëm të përshpejtuar”, raporton gazetari I Alsat, Ile Petreski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gir: A do mund të negociohet diçka më e mirë?

    Lajmi i rradhës

    KRIZA EKONOMIKE | Ardhja e mërgimtarëve nuk është sikur vitet tjera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë