Një infermiere për 3 fshatra! Shëndetësia për shqiptarët një term abstrakt

    Shëndetësia falas për banorët e Spolatit në Divjakë është një term abstrakt.

    Prej më se një viti nuk kanë mjek dhe për tre fshatra e vetmja përfaqësuese e shëndetësisë është një infermiere që nuk i përballon të gjitha kërkesat.

    “Asnjë mjek nuk vjen, detyrohemi të paguajmë makinën 20 mijë lekë dhe të ikim të vizitohemi. As mos e fol shëndetësia nuk është falas. Po ra sëmundja do iki se s’kam lekë me çfarë të shkoj në spital”- thanë banorët.

    Banorët e Spolatit na përcjellin me shpresën se kjo kronikë televizive do tua rikthejë mjekun në fshat e urojnë që gjer atëherë të mos sëmuren.

    Lajmi Paraprak

    Trump nuk duhet nënvlerësuar

    Lajmi i rradhës

    Migrimi shqiptar, eksodi nga një ‘shtet i dështuar’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë