Një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës

    Shqipëria do të nënshkruajë një marrëveshje shumë të përshtatshme dhe pozitive për të gjithë shtetasit e Kosovës.

    Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çupi, ka njoftuar se shtetasit e Kosovës mund të marrin lejen e qëndrimit 5 vjeçare me vetëm një aplikim të thjeshtë.

    Siç raporton A2 News, Çuçi ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë, pasi shqiptarët që jetojnë në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi me procedura të thjeshtuara. Është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do të nënshkruajmë brenda sektorëve që përfshin Ministria e Brendshme”, tha Çuçi.

    Përveç lejës së qëndrimit, shtetasve të Kosovës do t’iu ofrohet edhe leja e punës.

    Probleme të tilla kanë shqiptarët nga Lugina e Preshevës, që vazhdojnë të mbesin të diskriminuar në Kosovë mbi këtë aspekt. /Kultplus/

    Lajmi Paraprak

    Takimi i Vuçiqit me Putinin në Moskë paraqitet si “cirk diplomatik” në Serbi

    Lajmi i rradhës

    1 minutë heshtje në Parlamentin Europian për nder të viktimave në tragjedinë në Bullgari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë