Takimi i Vuçiqit me Putinin në Moskë paraqitet si “cirk diplomatik” në Serbi

    Rrjetet sociale në Serbi kanë satirizuar me vizitën e presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq në Moskë, ku do të takohet me atë rus Vladimir Putin.

    Opozita dhe Populli kundër Vuçiqit dhe magnatëve”, një grup i Facebookut me mijëra anëtarë, ka publikuar një karikaturë të të dy liderëve autoritarë, të cilën e ka quajtur “Show Diplomatik”.

    Në uniformën e personazhit të Mickey Mouse, karikatura paraqet Vuçiqin dhe Putinin me tekstin se takimi mbahet në Moskë.

    Anëtarët e këtij grupi, ka thënë se kjo do të shfaqet “vetëm në RT”, duke vazhduar satirën edhe me televizionin shtetëror rus të njohur si Russia Today.

    Ditë më parë, Vuçiq kishte thënë se kur të kthehet nga Moska do të jetë si kolonel ose i vdekur.

    “Unë thashë se do të shkoj në Moskë dhe do të kthehem, siç thonë njerëzit tanë, ose si kolonel ose si i vdekur”, kishte thënë Vuçiq në një emision në Serbi.

    Vuçiq disa herë ka marrë kritika nga evropianët dhe amerikanët për bashkëpunimin e tij të ngushtë me Federatën e Rusisë. Përkundër kësaj, ai ka vazhduar bashkëpunimin me Moskën zyrtare.

    Më 25 nëntor, ai do të takojë edhe njëherë presidentin Putin. 

    Lajmi Paraprak

    Unai Emery kandidat për trajnerin e ri të Manchester United

    Lajmi i rradhës

    Një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë