Një milion vaksina kundër Covid -19 në RMV do të hidhen në koshin e plehrave

    Nëse Maqedonia e Veriut i bleu vaksinat me çmimet që raportojnë mediat botërore, për to janë shpenzuar nga 27 (27.4) deri në 31 (30.8) milionë dollarë. 360 gradë nuk ka marrë të dhëna sa nga vaksinat e blera nuk janë përdorur. Por nëse ndiqet trendi i përgjithshëm, që çdo e treta vaksinë që ka ardhur në vend nuk është përdorur, do të thotë se vaksinat për të cilat janë paguar nga buxheti nga 9.1 deri në 10.3 milionë dollarë kanë përfunduar në koshin e plehrave ose do të përfundojnë në plehra, përcjell Nistori.

    Të gjitha vaksinat që përdoren janë të sigurta, ndërsa vaksinave që u ka kaluar afati, sipas një procedure të përcaktuar, fillimisht tërhiqen nga përdorimi dhe më pas fillon procedura për asgjësimin e tyre, në bashkëpunim me MALMED. Deri në këtë moment është marrë leja për asgjësimin e 65.978 dozave të vaksinave kundër Covid-19 që kanë skaduar. Vaksinat janë produkt i “Pfizer” dhe “Astra Zeneca”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Vaksinimi kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut filloi më 17 shkurt 2021. Ngarkesa e parë ishte një paketë prej 4600 dozash “Pfizer” – donacion nga Serbia fqinje.

    “Gjithë procesin e imunizimit të popullatës po e vëmë në funksion të plotë me vaksina që mbrojnë nga Covid-19” – tha kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev në dorëzimin e vaksinave (14 shkurt 2021).

    Vaksinat e para ishin të destinuara për punonjësit shëndetësorë dhe për shkak të mungesës dhe pritjes së gjatë për termin, një numër i madh i qytetarëve u vaksinuan në vendet fqinje.

    “Këtu ka një mundësi, prandaj po kërkojmë të përfitojmë nga ajo” – tha një qytetar në një qendër për vaksinim në Beograd (04.01.2021)

    Me sasitë e para të mëdha nga Kina filloi vaksinimi i kategorive prioritare. Por vaksinimi masiv, pa termin, filloi në mes të verës.

    Që nga fillimi i pandemisë, shteti ka siguruar gati tre milionë vaksina. Deri më sot, rreth dy të tretat e tyre janë përdorur. Çfarë ndodhi me rreth një milion vaksina të papërdorura?

    250 mijë vaksinave, afati u kalon në fund të janarit 2023, por pothuajse askush nuk ka interes për vaksinim

    Poliklinika “Bukuresht” është i vetmi vend i mbetur në Shkup ku mund të bëhet vaksina kundër Covid-19. Pika funksionon vetëm në turnin e dytë nga ora 14:00, sepse imunizimi i rregullt për fëmijët e moshës parashkollore bëhet në mëngjes në dhomën ngjitur.

    Nuk ka nevojë të caktoni termin, sepse vaksinimi kundër gripit tashmë ka përfunduar.

    “Për momentin ka mbetur vetëm Pfizer, interesimi është jashtëzakonisht i ulët dhe motivi kryesor për momentin fatkeqësisht është vetëm udhëtimi”. Unë do t’ju them, rreth dy deri në pesë pacientë vijnë çdo ditë. – thotë Aleksandar Ristovski, doktor i mjekësisë.

    Ndër të paktët që vijnë për vaksinim janë të moshuarit me sëmundje kronike, si dhe të rinj mbi 18 vjeç.

    “Është me të vërtetë një popullsi e vogël, por ka njerëz që udhëtojnë në Singapor, Shtetet e Bashkuara, anijet turistike… ndoshta atyre pacientëve duhet t’iu dilet në ndihjmë”, shtoi Ristovski.

    Raportet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se pothuajse nuk ka interes. Në javën e parë të këtij viti janë vaksinuar kundër Covid-it vetëm dhjetë persona – katër me dozën e parë, një me dozën e dytë, katër me të tretën dhe një me dozën e katërt.

    Tani pothuajse askush nuk vaksinohet, por në dy vitet e fundit janë aplikuar rreth 1.9 milionë vaksina. Nga ana tjetër, vendi siguroi pothuajse 3 milionë vaksina – gjysma si donacion dhe gjysma e blerë. Paratë e shpenzuara për blerjen mbahen ende si informacion i klasifikuar.

    Sipas të dhënave të “360 Gradë” nga Ministria e Shëndetësisë, shumica e vaksinave të blera nga vendi janë “Pfizer”, përkatësisht 1.630.000 doza, prej të cilave 800.280 janë blerë, dhe 830.700 janë dhuruar. 530 mijë janë “Sinovak”, prej të cilave 500 mijë janë të paguara, 30 mijë janë donacion. Nga Sinopharm vendi bleu 200,000 dhe mori 202,000 të tjera si donacion, ose gjithsej 402,000. Të 256,800 vaksinat Astra Zeneca janë donacion, si dhe 101,000 nga Moderna. Vaksina “Sputnik” është blerë në 6000 doza dhe janë dhuruar 39990 të tjera ose gjithsej 2966770 doza.

    Nga ana tjetër, qytetarët kanë marrë gjithsej 1 904 670 mijë doza vaksinash, përfshirë ato jashtë vendit, që do të thotë se të paktën 1 062 100 vaksina kanë mbetur të papërdorura. Nga këto, 250,000 janë aktualisht të përshtatshme për përdorim, megjithëse skadojnë brenda dy javësh.

    “Të gjitha vaksinat që përdoren janë të besueshme dhe të sigurta, ndërsa vaksinat që kanë skaduar, sipas një procedure të vendosur fillimisht tërhiqen nga përdorimi dhe më pas fillon procedura për asgjësimin e tyre, në bashkëpunim me MALMED. Deri në këtë moment është marrë leja për asgjësimin e 65.978 dozave të vaksinave kundër Covid-19 që kanë skaduar. Vaksinat janë produkt i ‘Pfizer’ dhe ‘Astra Zeneca’”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Por nëse nga 1 062 100 vaksina hiqen 250 000 mijë të cilat mund të përdoren, ndërsa rreth 66 mijë tashmë kanë leje për t’i shkatërruar, ku janë 750 000 mijë vaksinat e mbetura?

    Nëse çdo e treta vaksinë hidhet, rreth 10 milionë dollarë nga buxheti shkojnë dëm

    Sipas statistikave dhe sipas dinamikës së vaksinimit, kjo do të thotë se çdo e treta vaksinë e mbërritur në vend ka përfunduar ose do të përfundojë në koshin e plehrave. Se sa para janë shpenzuar për to, ende nuk kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore, me arsyetimin se shteti është i detyruar të ruajë konfidencialitetin e kontratave të lidhura.

    Bazuar në raportet e mediave botërore në vitin 2021, ne u përpoqëm të simulonim një përllogaritje të parave që do të zbresin.

    Vendi bleu 800,280 doza Pfizer. Në vitin 2021 dhe 2022, mediat botërore raportuan se një dozë kushton rreth 20 dollarë, që do të thotë se është e sigurt se për Pfizer janë shpenzuar 16 milionë dollarë nga buxheti.

    Më tej, qeveria bleu edhe 200 mijë doza nga kinezi “Sinopharm”. Disa vende aziatike e blenë këtë vaksinë me një çmim prej 19 dollarë për dozë, por të tjera për 36 dollarë. Në varësi të çmimit, ka të ngjarë që nga buxheti të ndahen nga 3.8 deri në 7.2 milionë dollarë.

    Nga “Sinovak” kemi blerë 500 mijë doza. Raportet nga disa vende aziatike thanë se vaksina u kushtoi atyre rreth 15 dollarë për dozë. Po t’i blinte edhe vendi afërsisht me atë çmim, shpenzoheshin 7.5 milionë dollarë.

    Vendi bleu gjithashtu 6,000 doza Sputnik, një vaksinë që thuhet se kushtonte rreth 10 dollarë, që do të thoshte një shpenzim prej 60,000 dollarë për buxhetin e brendshëm, përcjell Nistori.

    Në total, nëse vendi i blinte vaksinat me çmimet e raportuara nga mediat botërore, për to janë shpenzuar nga 27 (27.4) deri në 31 (30.8) milionë dollarë. Nuk kemi marrë të dhëna – sa nga vaksinat e blera nuk janë përdorur. Por nëse ndiqet trendi i përgjithshëm, që çdo e treta vaksinë që ka ardhur në vend nuk është përdorur, do të thotë se vaksinat për të cilat janë paguar nga buxheti nga 9.1 deri në 10.3 milionë dollarë kanë përfunduar në koshin e plehrave ose do të përfundojnë në plehra. .

    Petliçkovski: Varianti i ri kraken nuk është vërtetuar se shkakton sëmundje më të rënda dhe mund të bëjë ndonjë ndryshim dramatik në sistemet shëndetësore

    Komisioni për Sëmundjet Infektive thotë se gjendja me Covid tani për tani është stabile. Varianti i ri kraken i Omicron, i cili tashmë po përhapet me shpejtësi në perëndim, nuk është zbuluar ende në vend.

    “Ky variant nuk është konfirmuar të shkaktojë sëmundje më të rëndë dhe të bëjë ndonjë ndryshim dramatik në sistemet shëndetësore. Por është fakt dhe është e qartë se mund të infektojë personat tashmë të imunizuar më parë, që do të thotë shumë më lehtë, dhe këtë trend e shohim me të gjitha variantet që janë shfaqur vitin e fundit. Të gjitha variantet e reja bëhen më të lehta për t’u transmetuar, por në të njëjtën kohë shkaktojnë një pasqyrë klinike më të lehtë”, shpjegon Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

    Petliçkovski thotë se gjendja aktuale stabile është rezultat i nivelit të imunizimit të arritur me vaksinimin dhe trajtimin e sëmundjes.

    Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, me dy doza janë vaksinuar rreth 857 mijë qytetarë ose 46.7% e totalit të popullsisë. Dozën e tretë e morën 163 mijë dhe me të katërtën u vaksinuan 8600 persona.

    Fakti që një milion vaksina të ofruara nga vendi do të hidhen, nuk do të thotë se nuk do të blihen sasi të reja në të ardhmen e afërt. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë”

    Lajmi i rradhës

    Ibrahimi: Nëse nuk do të hynte Alternativa në Qeveri, RMV nuk do të fillonte bisedimet për anëtarësim në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë