Një ofiqar në Shkup ka falsifikuar certifikatë të lindjes: ka regjistruar një fëmijë me numër amë inekzistent

    Policia ka dorëzuar padi penale kundër një ofiqari të punësuar në Drejtorinë për Menaxhim me Librat Amë – Zyra Rajonale Shkup, pasi që ka falsifikuar certifikatë të lindjes për një vajzë të mitur. Ofiqari, pasi është marrë vesh me prindërit e vajzës, e ka përgatitur certifikatën pa dorëzuar prindërit kërkesë për të njëjtën, ndërkaq atë e ka regjistruar në librin amë me numër amë që nuk ekziston. Prindërit, e kanë përdorur certifikatën për t’i nxjerrë pasaportë vajzës së tyre.

    “Sektori i Punëve të Brendshme Shkup – Njësiti për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik – Reparti për Korrupsion dhe Falsifikime ka dorëzuar padi penale kundër K.N. (33) nga Shkupi i punësuar në Drejtorinë për Menaxhim me Librat Amë (DMLA), në Zyrën Rajonale të Shkupit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar” sipas nenit 361 nga Kodi Penale dhe kundër M.M. (30) dhe J.M. (29), të dy nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë” sipas nenit 380”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Nga MPB shtojnë se i paraqituri i parë, i punësuar në vendin e punës referent i ri – ofiqar, pas marrëveshjes paraprake me gojë me të paraqiturin e dytë dhe të tretë, pa pranim të kërkesës zyrtare për lëshimin e certifikatës nga libri amë i të lindurve, ka përgatitur dhe vërtetuar me nënshkrimin e tij dhe vulën zyrtare certifikatë nga libri amë i të lindurve për vajzën e tyre të mitur, në të cilin ka vendosur të dhëna të pavërteta, gjegjësisht numër amë i cili nuk ekziston.

    “Certifikatën e tillë, të njëjtit e kanë përdorur në Repartin për Çështje Administrative Shkup si dokument për lëshimin e pasaportës për vajzën e mitur”, thonë nga Policia.

    Lajmi Paraprak

    OKB paralajmëron për ‘katastrofë’ prej mbetjeve elektronike

    Lajmi i rradhës

    Bujqësia në RMV në minus prej 345 milionë euro!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë