Shpëtohet personi i cili u mundua të vetëvritet / E përditësuar (Video/Foto)

    Përditësim

    Shpëton personi i cili dëshironte të bënte vetëvrasje në Shkup.

    Ka përfunduar me sukses operacioni për shpëtimin e personit afër qendrës tregtare “Mavrovka”, i cili tentoi të hidhet nga ndërtesa, gjegjësisht të bënte vetëvrasje, njoftojnë për Nistori burime nga terreni. Policia ka arritur ta bindë atë, pas disa orëve negocim me ekipet e shpëtimit.

    Në afërsi të qendrës tregtare “Маvrovka”, në qendrën e Shkupit, është duke u zhvilluar një aksion shpëtimi nga policia, zjarrëfikësit, të cilët përpiqen të shpëtojnë një burr i cili dëshiron të kërcejë nga ndërtesa, përcjell Nistori.

    Në video shihet se si një person nga ekipet e shpëtimit është duke folur me personin që dëshiron të bëjë vetëvrasje, me qëllim për ta bindur që mos të veprojë një gjë të tillë, ndërsa rreth ndërtesës janë vendosur dyshekë.

    Ngjarjes i ka ardhur në ndihmë edhe ekipi i Ndihmës së shpejt. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sot, vendimi final për Kasapin e Bosnjës, për mizoritë dhe gjenocidin

    Lajmi i rradhës

    Zbuloni cilat janë mënyrat e duhura për të marrë hekurin në mëngjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë