Një pjesë e madhe e automjeteve qarkullojnë me naftë, shteti nuk ka subvencione për pajisje me gaz (Infografik)

    Ministria e Ekonomisë sivjet nuk do të ndajë subvencione për vendosje të pajisjeve me gaz në automjete, për shkak se me masat anti-krizë Qeveria vendosi që t’i rilocojë mjetet e parashikuara për këtë dedikim. Gjithashtu edhe komunat nuk ndajnë mjete për qytetarët për ndërrim të karburantit me të cilin qarkullojnë automjetet e vjetra, ndërsa të dhënat statistikore tregojnë se po rritet numri i automjeteve të cilët lëvizin me naftë dhe dizel në Maqedoninë e Veriut, shkruan Meta.mk

    Nga Ministria e Ekonomisë për Meta.mk shkurt u përgjigjën se sivjet nuk do të ketë thirrje publike për ndarje të subvencioneve për vendosje të pajisjeve me gaz nëpër automjete. Kjo Ministri në Buxhetin për vitin 2023 planifikon subvencione në vlerë prej 11 milionë denarë për këtë dedikim, por përpunimi i buxhetit të ri fillimisht nga fundi i vitit duhet të kalojë nëpër filtrin qeveritar dhe kuvendor. Arsye për mospasje të subvencioneve sivjet janë mjetet e shkurtuara të Ministrisë së Ekonomisë për shkak të masave e miratuara anti-krizë në vend.

    Nga kjo Ministri informojnë se në thirrjet publike të publikuara në vitin 2019 dhe 2021 përmes Programit për subvencionim të një pjese të shpenzimeve për blerje dhe instalim të pajisjes LPG, metan ose lloj tjetër karburanti alternativ janë paguar subvencione në vlerë prej mbi 23,2 milionë denarë për gjithsej 1.435 aplikues për subvencione. Kushti ka qenë që automjeti të jetë i prodhuar pas vitit 2005, por nga Ministria e Ekonomisë nuk kanë të dhëna për vjetërsinë e automjeteve të cilët kanë marrë subvencione për instalim të pajisjes me gaz.

    Interesante është e dhëna se interesi i qytetarëve që të instalojnë pajisje me gaz nëpër automjete nuk është i madh, madje gjatë të dy viteve nuk kanë qenë të shfrytëzuara në tërësi mjetet e parashikuara për subvencione. Në vitin 2019 janë dorëzuar 767 kërkesa për subvencione, ndërsa të pashfrytëzuara kanë mbetur 621.345 denarë. Tridhjetë e gjashtë kërkues atë vit janë refuzuar. Edhe në vitin 2021, të dhënat jozyrtare nga Ministria e Ekonomisë thonë se si mjete të pashfrytëzuara në thirrjen publike kanë mbetur 94.748 denarë, me ç’rast vetëm 704 persona kanë dorëzuar kërkesë për subvencion, ndërsa 34 kërkues janë refuzuar.

    Përndryshe, qytetarët të cilët instalojnë pajisje me gaz në automjetet e tyre përmes subvencioneve të Ministrisë së Ekonomisë mund të realizonin të drejtën e kthimit të 50 për qind nga mjetet e investuara, por jo më shumë se 18.000 denarë, gjegjësisht 300 euro.

    Mbi gjysma e automjeteve në vend qarkullojnë me naftë dhe dizel

    Interesi i ulët i qytetarëve që t’i shfrytëzojnë subvencionet për instalim të pajisjeve me gaz është i pranishëm në vend, e cila nuk ka kufizim se çfarë automjete mund të qarkullojnë në qytete, madje as nuk zbatohet masa për vendosje të gjitëseve ekologjike në periudhat e ndotjes së lartë të ajrit.

    Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se mbi gjysma e automjeteve të regjistruara në vend (automobila, kamionë, autobusë, motoçikleta, traktorë dhe të tjera) përdorin naftë ose dizel si karburant. Nga gjithsej 549.653 automjete që janë të regjistruara në Maqedoninë e Veriut më 31 dhjetor të vitit 2021, madje 320.524 qarkullojnë me naftë. Automjete me benzinë vitin e kaluar ka pasur 216.142 automjete.

    Përzierja e benzinës dhe gazit, gjegjësisht përdorimi i pajisjeve me gaz, është konstatuar vetëm tek 12.320 automjete që qarkullojnë nëpër rrugë. Me energji elektrike kanë qarkulluar vetëm 243 automjete, ndërsa përzierje të karburanteve kanë përdorur 420 automjete me targa të Maqedonisë së Veriut. Në vend ka pasur katër automjete të cilët lëvizin me alkool. Kjo praktikisht do të thotë se numri i automjeteve të cilët kanë përdorur karburant ekologjik është minimal, edhe krahas asaj që me kalimin e viteve numri i automjeteve të regjistruara në vend në vazhdimësi rritet.

    Komunat munden, por nuk japin subvencione për transport më ekologjik

    Edhe krahas asaj që ballafaqohen me koncentrim të lartë gazrave të dëmshme në ajër, vetëqeverisjet lokale të Maqedonisë së Veriut tani për tani nuk kanë praktikë që të ndajnë një pjesë të mjeteve të komunës për ndarje të mjeteve, me të cilat do të stimuloheshin qytetarët që në automjetet e tyre të vjetra të instalojnë pajisje me gaz dhe të përdorin karburante alternative më ekologjike.

    Komuna shkupjane e Gazi Babës, si një lloj përjashtimi në vend, nga fund të muajit gusht shpalli thirrje publike për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e pajisjes në automjetet për lëvizje me gaz të lëngshëm nafte (LPG), metan ose lloj tjetër karburanti. Pushteti lokal banorëve të kësaj komune do t’u mundësojë subvencione jo më të larta se 18.000 denarë për automjet, gjegjësisht me thirrjen do t’u kompensohej deri në 50 për qind nga shpenzimet e përgjithshme. Thirrja publike do të zgjasë deri në fund të vitit, ndërsa nga buxheti i komunës për këtë dedikim janë ndarë 1 milion denarë.

    Megjithatë, për dallim nga kjo komunë shkupjane, subvencione për instalim të pajisjeve me gaz tani për tani nuk ka në nivel të Qytetit të Shkupit, madje deri tani nuk ka qenë e publikuar thirrje publike e ngjashme nga ana e ndonjë komune tjetër në kryeqytet ose jashtë saj.

    Nga Ministria e Ekonomisë për Meta.mk thonë se nuk ka kurrfarë pengese për autoritetet lokale që zë ndajnë subvencione për instalim të pajisjeve me gaz ose të zbatojnë ndonjë masë të ngjashme.

    “Në qoftë se kanë mjete buxhetore në komuna dhe për këtë qëllim programor janë aprovuar mjete nuk ka kurrfarë pengese. Procedura për instalim të pajisjes me gaz dhe se ku duhet të instalohen, cilët persona juridik janë të licencuar për instalim të pajisjes dhe për aprovim të pajisjes me gaz pas instalimit në automjet, ndiqen dispozitat në Ligjin për automjete”, informojnë nga Ministria e Ekonomisë.

    Përndryshe, instalimi i pajisjeve me gaz në automjete ka përpari të saj në uljen e ndotjes së ajrit, gjegjësisht dhënie të kontributit personal nga shoferët në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Gjithsesi, ajo që është më e rëndësishme për qytetarët është se gazi është më i lirë edhe në kohën e shtrenjtimeve të karburanteve. Çmimi ekzistuese e gazit në vend është rreth 53 denarë, përkundër çmimit të benzinës i cili momentalisht është rreth 90 denarë për litër.

    Meta.mk tashmë një periudhë më të gjatë më parë shkruan për rritjen konstatnte të numrit të automjeteve të regjistruara në vend, e cila vetëm vitin e kaluar është rritur për 59.000 automjete plotësuese. Paralelisht me këtë, vazhdimisht po zvarritet vendosja e rregullativës me të cilën do të ndalohet importimi i automjeteve në Maqedoninë e Veriut me nën EURO 5 standard të emetimit të gazrave.

    Për dallim nga qytetet evropiane, siç tasjmë po bëhet praktikë e rregullt të ndalohet qarkullimi i automjeteve më të vjetra të paktën në qendrën e qyteteve, praktikë e këtillë deri tani nuk është zbatuar në asnjë qytet të Maqedonisë së Veriut. Gazeta Guardian shkruan se zonat me emetime të ulëta të gazrave tashmë janë vendosur në 320 qytete evropiane, ndërsa shifra e këtillë është paraparë të rritet deri në vitin 2025 në gjithsej 507 qytete. Me këtë masë tashmë janë përfshirë kryeqytetet evropiane Parisi, Berlini, Brukseli, si dhe qytetet më të mëdha në Britani të Madhe – Londra, Bristoli dhe Birmingemi.

    Lajmi Paraprak

    S’ka kush të përkujdeset për pleqtë! Në 27 komuna, ofruesit e shërbimeve do t’u ndihmojnë të moshuarve

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq: Dje kemi punuar 17 orë edhe pse të dehur, apo jo Edi Rama?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë