Vuçiq: Dje kemi punuar 17 orë edhe pse të dehur, apo jo Edi Rama?

    Mbrëmë përfaqësuesit e “Open Balkan” ishin në qendër të kritikave shkaku i argëtimit të tepërt në Beograd.

    E gjithë dita e degustimit të verërave u pasua me darkë në presidencën serbe. Por, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq thotë se dje ka punuar 17 orë.

    Ai ka vizituar çdo stendë të panairit të verërave dhe ka shijuar pothuajse çdo verë, madje u mburr “Ata që numëruan që në fillim, piva 100 gota, s’ka kuptim, do të vijmë sërish të shtunën, përshëndetje pronarit”.

    Sot ai thotë se kaq shumë verë nuk i ka penguar në punë. “Mbrëmë kemi punuar – deri kur Edi (Rama) – deri në 12:30, patëm bisedime serioze me Çavuşoglu dhe të gjithë mes nesh. Në orën 12:30 mbaroi dita ime e punës. Mund ta imagjinoni sa të suksesshëm do të ishim po të ishim esëll, po mos të deheshin ndonjëherë, kështu që dje kemi punuar 17 orë të dehur”, tha Vuçiq, raporton N1.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama shpjegoi se dita e djeshme mund të kishte nisur me një konflikt, por nisi me një dolli dhe kështu doli në mbrojtje të Vuçiqit.

    “Kam dëgjuar që opozita mendon se presidenti ka qenë pak i dehur dhe mendoj se është e dehur të akuzosh dikë se pi duke qenë esëll dhe në fakt je në të njëjtën gjendje”, tha Rama.

    Presidenti i Serbisë ka njoftuar gjithashtu se të shtunën do të jetë në panairin e verës.

    Lajmi Paraprak

    Një pjesë e madhe e automjeteve qarkullojnë me naftë, shteti nuk ka subvencione për pajisje me gaz (Infografik)

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV-së: Respektoni masat për kursimin e energjisë elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë