“Një Udhëtim Arti”, Tetova pikëtakimi i një feste artistike

    Katalogu i aktorëve shqiptarë – Një burim i çmuar për industrinë e artit skenik dhe kinematografik, që dokumenton aktorët shqiptarë duke i vendosur ata në qendër të vëmendjes së regjisorëve dhe producentëve. Europe House dhe Fakulteti i arteve – UShT në Tetovë do të jetë mikpritësja e kësaj ngjarjeje, ku për pesë netë rradhazi do të shfaqen filmat artistikë të krijuar nga regjisorë shqiptarë të Maqedonisë së veriut.

    Programi i filmave që do të fillojë të Hënën 16 Dhjetor gjer të Premten më 20 Dhjetor:

    Kthimi nga Kastriot Abdyli
    Babai nga Shqipe Duka
    Pranverë e paharruar në një fshat të harruar nga Kushtrim Bekteshi
    I Treturi nga Arben Thaçi
    I Fshehuri nga Arsim Fazlia

    Ditën e fundit gjegjësisht më 20 dhjetor në hapësirat e Europe House do të organizohet ekspozita me fotografi të përzgjedhura nga profesionistë e amatorë që pasqyrojnë momente unike të kapura nga telefonat celularë. Ekspozita do të hapet në orën 13:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri në shfaqjen e filmit “I Fshehuri” në orën 19:00.

    “Një Udhëtim Arti” nuk është vetëm një ngjarje kulturore, por një platformë që promovon artin dhe krijimtarinë shqiptare, duke frymëzuar pjesëmarrësit dhe publikut për të eksploruar kufijtë e krijimtarisë artistike.

    Shfaqja e filmave artistikë – Një retrospektivë filmash të metrazhit të gjatë nga regjisorë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët janë mbështetur nga Agjencioni i Filmit.

    Ekspozita e fotografive nga celulari – Një galeri unike që vlerëson fuqinë e teknologjisë moderne në artin e fotografisë, duke sjellë së bashku punime nga amatorë dhe profesionistë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Ndonjë shef ka blerë Porsche të re” / Kanë arritur ankesat e para për keqpërdorime në pagesën e K-15

    Lajmi i rradhës

    FPA publikoi rezultatet e analizës për transparencën e partive politike në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë