Të kënaqesh me vuajtjen e tjetrit! | Sociologu Pajaziti dënon gjuhën e urrejtjes

    Pas tragjedisë në Bullgari ku humbën jetën  44 persona, shumë njerëz përmes rrjeteve sociale shprehën ngushëllime duke bashkëndje dhimbjen për humbjen e njerëzve.

    Por kishte edhe prej tyre që shprehën gjuhë të urrejtjes dhe ironi me këtë fatkeqësi.

    Njeriu që preku më shumë të gjithë ishte Stefan Belev, shtetas bullgar. Ai në statusin e tij në facebook ka shkruar:

     “Një skarë e re maqedonase është hapur mbrëmë në autostradën e Strumës me shfaqje zjarri! Të ftuarit e parë ankohen se është gatuar pak, por shprehin edhe shpresën se ngjarja do të përsëritet së shpejti! Gëzuar!

    Policia bullgare e ka arrestuar menjëherë  këtë 24-vjeçar.

    Komenti i radhës për tragjedinë ishte nga Vasil Erebicevskit, i cili në njërin nga lajmet e publikuara në rrjetet sociale ka komentuar:

     “Më pak shqiptarë”

    Ndërsa Milenko Nedellkovski në një status ka shkruar:

     “A janë të mallkuarit shkas?”

    Komentet fyese dhe ofenduese nuk kanë munguar asnjëherë në vendin tonë kur ka pasur tragjedi të këtilla si këto të viteve të fundit. 

    Sociologu Ali Pajaziti për TV21 thotë se këto komente të shfaqura pas tragjedisë janë  tregues të një patologjie ultra-ekstreme të nacionalizmit dhe fashizmit ballkanik.

     “Komentet fyese antishqiptare që u shfaqën në Bullgari dhe tek ne, në Maqedoninë e Veriut, lidhur me rastin tragjik “Besa-Trans”, janë tregues të një patologjie ultra-ekstreme të nacionalizmit dhe fashizmit ballkanik, të një albanofobie që ka depërtuar deri në kockë te disa qarqe që kanë humbur humanen, ndjesinë e empatisë, që s’kanë asgjë të përbashkët me njerëzoren, që janë antinjeriu vetë. Kjo është një shkallë e paracivilizimit, e kanibalistëve që kënaqen në vuajtjen e tjetrit”, tha për TV21, sociologu Ali Pajaziti.

    TV21 pyeti edhe në Ministrinë e Punëve te Brendshme nëse është paraqitur ndonjë rast urrejtje në MPB pas aksidentit tragjik por ende nuk kemi asnjë përgjigje.

    Lajmi Paraprak

    Në vendkalimet kufitare Shqipëri – RMV do të ketë vetëm një sportel kontrollues

    Lajmi i rradhës

    Probleme me pagat! Punëtorët paralajmërojnë se prej nesër do të ndërpresin komunikacionit hekurudhor në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë