Njerëzit në RMV konsumuan alkool dyfishtë më shumë se në vitin e kaluar

    Jo të gjithë qytetarët kanë zgjedhur të festojnë në mënyrë të ndërgjegjshme natën e ndërrimit të moteve. Konsumim i tepruar i alkoolit dhe përplasje fizike mes të rinjve janë vetëm disa nga parregullsitë që janë regjistruar gjatë ndërrimit të vitit.

    Numri i personave që mbrëmë e kanë tepruar me alkoolin ishte pothuajse dyfish më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Ridvan Bajrami, tha se kjo është si rezultat i zbutjes së masave për mbrojtje nga pandemia.

    “Përgjatë natës në Klinikën e Toksikologjisë janë pranuar mbi 20 pacientë, prej tyre 17 kanë qenë të intoksikuar me alkool. 10 prej tyre kanë qenë meshkuj, 7 femra. Të mitur kanë qenë 7. Mosha më e të ka qenë 14 vjeç, ndërsa më e moshuara 62 vjeç. Në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje, sepse vitin e kaluar numri i të intoksikuarve ishte 10, ndërsa këtë vit është pothuajse dyfish”, tha Ridvan Bajrami- drejtor i Toksikologjisë.

    Policia ndërkohë vetëm në kryeqytet ka regjistruar 143 shkelje nga të cilat 48 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 19 masa për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 20 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer. Në urgjencë janë bërë rreth 50 telefonata në mesin e të cilave ka pasur edhe qytetarë të përfshirë në rrahje. Ministri Oliver Spasovski thotë se për dallim nga vitet e kaluara, nata ka kaluar e qetë.

    “Kjo natë e ndërrimit të viteve është ndër më të qetat, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike, pa kallëzime penale,  pa aksidente të mëdha trafiku. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në zonën e SPB Manastir. Në Prilep kaloi edhe si një nga festat më paqësore të Vitit të Ri, por edhe në nivel shteti. Kemi prishje të rendit dhe qetësisë publike në Shkup, kemi një aksident trafiku aksident, i cili fatmirësisht nuk ka pasoja fatale, kështu që nuk kemi aksidente trafiku me lëndime të rënda”, u shpreh Oliver Spasovski- Ministër i Punëve të Brendshme.

    Nga MPB thonë se aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Viti 2022 – shpresë për përmirësimin e ekonomisë dhe zhdukjen e virusit Covid-19

    Lajmi i rradhës

    “Ti meriton një dashuri që…”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë