Viti 2022 – shpresë për përmirësimin e ekonomisë dhe zhdukjen e virusit Covid-19

    Festa e Vitit të Ri në të gjithë vend ka kaluar e qetë dhe me organizime të shumta në sheshet e qyteteve më të mëdha edhe nën masat kundër pandemisë nga virusi Korona.

    Në kryeqytet shumë qytetarë ndërrimin e mot moteve e kanë pritur në shesh, ku në skenë performuar më shumë bende dhe artist vendas.

    Nata e ndërrimit të viteve ka kaluar e qetë edhe në Tetovë. Në shesh nuk kishte ndonjë organizim. Qytetarët presin përmirësimin e gjendjes ekonomike.

    “Ne presim të mira, por a do të vijnë atoa? Pa punë nuk vijnë. Duhet të punojmë, duhet të ndërgjegjësohemi, duhet të punojmë për vete, t’i pastrojmë punët tona, ta pastrojmë oborrin tonë pastaj të shikojmë punët tona…. Ekonomia ka vdekur më këtu, ne duhet të punojmë të shpëtojmë një gjeneratë, se shkuan krejt rinia jashtë, mbetëm ne pleqtë këtu”, tha një qytetar.

    “Po shpresojmë të jetë më mirë diçka. Si gjithmonë këtu në qendër. Është normale se me financat është çdo kush dobët, nuk ka me një rrogë ku do të shkoje, e do rrije në gjirin familjar do të festojë”, thotë një tjetër qytetar.

    Atmosferë festive edhe në Sheshin e Ohrit, ku kishte organizim me grupe muzikore dhe artist lokal. Përveç sheshit edhe verandat e lokaleve për rreth ishin të mbushura me qytetarë, të cilët kishin vërshuar nga më shumë qytete të vendit. Qytetarët dëshirojnë që në vitin 2022 të mos ketë pandemi dhe të ketë më shumë shëndet për të gjithë.

    “Nga Shkupi nga Draçeva. Ne jemi në Ohër më shumë vite dhe është shumë mire këtu në Ohër. Për shkak se këtë dimër nuk kemi dale askund, vendosëm të dalim për vitin e ri në Ohër.  Të gjithëve iu dëshiroj fat, e shëndet të gjithëve, e ky vit i ri 2022 të jetë më i mirë”, shprehet një qytetar nga Ohri. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    NATA E VITIT TË RI – festë me dehje, rrahje dhe aksidente

    Lajmi i rradhës

    Njerëzit në RMV konsumuan alkool dyfishtë më shumë se në vitin e kaluar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë