Njerëzit në RMV nuk blejnë sikurse më përpara, shtrenjtimet kufizojnë qytetarët

    Tregtarët në pazaret e gjelbra theksojnë se fluksi i njerëzve nuk është sikurse ka qenë më përpara, duke e pasur parasysh që në prag të festave – sidomos gjatë muajit të Ramazanit – ka pasur çdoherë më shumë konsumatorë.

    Me fillimin e muajit prill, besimtarët mysliman në mbarë globin dhe në vendin tonë e presin muaji e shenjtë të Ramazanit. Ramazani shpjegohet si muaj i sakrificës dhe i përkushtimit në forcimin e besimit, është muaji kur besimtarët e konfesionit mysliman përkushtohen në agjërim dhe lutje të një pas njëshme. Për këtë vit, përsëri sfidë e besimtarëve është pandemia e Kovid-19, të themi në formë paksa më të lehtësuar nga viti që lamë pas, megjithatë kriza ekonomike, rolin e qytetarëve dhe buxhetin e familjeve e ka vënë në një provë paksa më të kujdesshme të kursimit ekonomik. Në traditën tonë, festat qofshin ato fetare apo kombëtare, qytetarët i obligojnë në furnizimin e më tepërt me produkte ushqimore, duke e marrë parasysh që tryezat janë më të begata, sidomos gjatë Ramazanit, edhe pse kriza ekonomike sidomos kohën e fundit, ka bërë që çmimet të jenë më të larta e veçanërisht në produktet ushqimore.

    Tregtarët në pazaret e gjelbra, theksojnë se fluksi i njerëzve nuk është sikurse ka qenë më përpara, duke e pasur parasysh që në fillim të festave, sidomos në përafrimin e muajit të Ramazanit ka pasur çdoherë më shumë konsumator.

    Çmimet nuk janë shumë të larta, por kriza ekonomike ka prekur rëndë buxhetin familjarë të qytetarëve, shprehet për gazetën KOHA, Ismail Kurtishi, tregtar në Bit Pazar. Ai thekson se deri më tani nuk ka pasur lëvizje të shumta të njerëzve ashtu sikurse ka qenë vite më parë, ku shitja e produkteve ka qenë në nivele shumë më të larta.

    “Deri më tani nuk ka pasur fluks të njerëzve. Këtë vit nuk është se ka çmime të larta marramendëse, edhe pse disa produkte ushqimore, të drithërave etj, janë rritur mesatarisht 10 denarë ose 20 denarë më shumë, ndërkohë dua ta përmend se këtë vit numri i hurmave është pak më i shtrenjtë. Vërtetë lufta Ukrainë-Rusi, pandemia dhe tani edhe kriza ekonomike ka prekur shumë ekonominë e njerëzve dhe kjo është për të ardhur keq”, është shprehur Kurtishi.

    Qytetarët nga ana tjetër shprehen se çmimet e produkteve ushqimore sidomos gjatë Ramazanit duhet të ulen, pasi të njëjtat janë tepër të larta dhe kjo bën që njerëzit të jenë të pa barabartë mes njëri-tjetrit.

    “Gjithçka është shtrenjtuar, ndërsa nuk mund që me një rrogë minimale prej 18.000 denarësh dhe me katër anëtarë në shtëpi, të kalosh muajin. Harxhimet për një jetë mesatare, për nevojat themelore, i tejkalojnë 30.000 denarët, ndërsa nuk dimë se për çfarë të mendojmë fillimisht. Faturat janë rritur, sikurse edhe çdo produkt. Me borxhe do të na duhet të kalojmë Ramazanin, me pak supë e fasule…”, thotë Agimi, baba i tre fëmijëve të mitur e që paguhet 18.000 denarë për punën që bën në ndërmarrje komunale në Shkup. 

    Lajmi Paraprak

    Sela: Gjuha shqipe është e barabartë me maqedonishten

    Lajmi i rradhës

    Kriza energjetike rikthen qymyrin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë