Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që planfikojnë të shkojnë këtë vit në Haxh

    Ministria e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite lëshoi ​​një deklaratë me shkrim mbi masat që do të merren për shkak të epidemisë dhe kush do të pranohet gjatë pelegrinazhit, përcjell Nistori.

    Në deklaratë, e cila përfshinte informacionin se 60 mijë njerëz nga vendi do të pranohen për pelegrinazh dhe se askush nga jashtë nuk do të pranohet, u tha që ata që nuk kanë sëmundje kronike, ndërmjet moshës 18 dhe 65 vjeç dhe të cilët janë vaksinuar, do të pranohen për pelegrinazh.

    Në deklaratën e saj më 9 maj, ministria njoftoi se pelegrinazhi i këtij viti do të mbahet brenda kornizave të kushteve të veçanta të shëndetit dhe sigurisë, për shkak të epidemisë Covid-19.

    Për shkak të Covid-19, Arabia Saudite vitin e kaluar pranoi vetëm një numër të kufizuar të kandidatëve për haxh brenda vendit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Deri në katër rekorde të kampionateve evropiane u thyen në ndeshjen mes Italisë dhe Turqisë

    Lajmi i rradhës

    Sheqerinska: Biden iu dërgoi një mesazh të qartë aleatëve të NATO-s, të bëhen pak më të kujdesshme ndaj vlerave të saja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë