Sheqerinska: Biden iu dërgoi një mesazh të qartë aleatëve të NATO-s, të bëhen pak më të kujdesshme ndaj vlerave të saja

    Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqeinska e ftuar në emisionin “360 Gradë” duke folur për klimën me SHBA-në pas paralajmërimeve të fundit të Presidentit Biden tha se SHBA-të s’mund të jenë as prokuror e as gjykatës, asgjë s’mund t’i zëvendësojë organet tona të gjyqësorit që të porosisin drejtësi.

    Mendoj që SHBA-të si të gjithë forcat globale, më shumë duan t’ju porosisin diçka, ata s’mund të jenë as prokuror e as gjykatës, asgjë s’mund t’i zëvendësojë organet tona të gjyqësorit që të porosisin drejtësi. Por, mendoj që ky opsion qëndron i hapur nëse e shohin se ndikimet politike dhe presione politike në këtë domen fillojnë të bëhen më të dukshme apo të fuqishme. Mendoj që ajo që ndodhi në Shqipëri ishte pasojë e vlerësimit se struktura të këtilla kryejnë ndikime ndaj një partie politike, që mund ta destabilizojë shtetin. Nuk mendoj që sanksionet janë instrument që SHBA-të lehtë e nxjerr nga xhepi dhe mendoj që do të kalojë një kohë që të shohim nëse do të ketë aksion, por ky është sinjali”, tha Sheqerinska.

    Ajo shton se Biden iu dërgoi një mesazh të qartë aleatëve të NATO-s. Sipas Sheqerinskës, një nga kërkesat para Samitit të NATO-s është se si Aleanca të bëhet pak më e kujdesshme ndaj vlerave të saja apo vlerat që e kanë krijuar Aleancën.

    Lajmi Paraprak

    Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që planfikojnë të shkojnë këtë vit në Haxh

    Lajmi i rradhës

    Si të mos bësh aleatë dhe të ndikosh gjeopolitikën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë