Norvegjia, vendi lider në prodhimin energjisë rinovuese

    Norvegjia është vendi me përqindjen më të lartë të prodhimit të energjisë së rinovuese tregojnë të dhënat më të fundit.

    Studimi i platformës “Utility Bidder” zbulon 20 vendet me energjinë më të pastër dhe ato me ndotje më të lartë.

    Energjia e pastër apo rinovuese prodhohet nga mbetjet, era, dielli dhe uji. 56% e energjisë që Norvegjia përdor vjen nga burime të rinovueshme.

    Në vend të dytë pas saj vjen Brazili dhe Zelanda e Re e treta. Norvegjia është vendi që ka numrin më të madh të hidrocentraleve në botë, duke garantuar 43% të furnizimit me energji.

    Brazili e bazon prodhimin më të madh të energjisë përmes bimëve dhe mbetjeve. Zelanda e Re është lider në prodhimin e energjisë nga era dhe energjia diellore.

    Vendi që prodhon më pak energji përmes burimeve të rinovueshme është Singapori, i cili 98% e ka të bazuar tek përdorimi i fosileve.

    Më pas vijnë Australia dhe Afrika e Jugut që gjithashtu kanë varësi nga prodhimi i energjisë përmes termocentraleve.

    Lajmi Paraprak

    Zaev: 13 vatra aktive të zjarrit, presim ndihmë nga Serbia dhe NATO

    Lajmi i rradhës

    MSH: Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 31 për qind e popullatës mbi 18 vjeç

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë