MSH: Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 31 për qind e popullatës mbi 18 vjeç

    Vaksinimi po zhvillohet me tempo të mirë në mbarë territorin e vendit. Përfundimisht me 1 gushtin, me një doze të vaksinës kundër Kovid-19 janë vaksinuar 31 për qind e popullatës mbi 18 vjeç. Tek personat mbi moshën 50 vjeç përfshirja me një dozë është 50,6 për qind, tek personat mbi 60 vjeç përfshirja me një doze është 61,2 për qind, përderisa tek personat mbi 70 vjeç është 64,9 për qind, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

    Sipas  të dhënave të fundit, më së shumti persona të vaksinuar me dozë të parë ka në Shkup – 159.514, në Manastir – 35.067 dhe në Tetovë – 31.007 qytetarë.

    Kumanova, Prilepi dhe Ohri kanë mes 20.000-25.000 qytetarë të vaksinuar me dozë të parë, ndërsa mes 15.000-20.000 qytetarë janë vaksinuar deri më tani në qytetet Veles, Kavadar, Strumicë, Gostivar dhe Shtip, përderisa në Koçan dhe Strugë janë vaksinuar mbi 10.000 qytetarë. Në Demir Hisar, Kërçovë, Resnjë, Negotinë, Sveti Nikole, Berovë, VInicë, Dellçevë, Pehçevëm Kriva Pallankë, Kratovë, Dibër, Krushevë, M.Brod, Vallandovë, Probishtip  dhe Radovish janë vaksinuar nën 10.000 qytetarë në secilin prej qyteteve.

    Në rrjedhë është vaksinimi në pikat ekzistuese vaksinuese në shtet, ku qytetarët mund të vaksinohen pa caktuar termin. Procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në territorin e mbarë vendit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural dhe lagje. Procesi I vaksinimit me vizitë shtëpiake po zhvillohet pa pengesa dhe me kohë, sipas interesimit të qytetarëve për këtë shërbim. Vaksina ka mjaft dhe të njejtat janë të kapshme për të gjithë të cilët duan të vaksinohen, informojnë nga Ministria dhe bëjnë thirrje për interesim sa më të madh edhe në periudhën që vijon.

    Vaksinimi, siç ceket, është mënyra e vetme për ta mposhtur virusin dhe të parandalojmë përhapje të mëtutjeshme të të njëjtit në ditët vjeshtore, përkatësisht në ditët në të cilat në përmasa botërore është parashikuar valë e re e llojit delta./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Norvegjia, vendi lider në prodhimin energjisë rinovuese

    Lajmi i rradhës

    Presidenti zviceran: Popullsia nuk duhet detyruar që të vaksinohet, duhet bindur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë