Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu gjatë emisionit “Programi 200” u bëri apel partive politike dhe eksponentëve politikë, përfshirë edhe funksionarëve të BDI-së, të mbajnë duart larg nga tragjedia e Tetovës dhe mos ta përziejnë atë dhimbje me politikë. Ai tha se është i bindur se opozita do ta përdorë këtë tragjedi për pikë politike, por ai u bëri thirrje të qëndrojnë larg deri në përfundimin e hetimeve.
Ai tha se dhimbja e mazhorancës është dy-tre fish më e madhe se e opozitës sepse ne kemi përgjegjësi për atë që ndodhi. Sipas Nuhiut, opozita në vend se të ndihmojë, sulmon vazhdimisht mjekët dhe infermierët.
Ne të BDI-së kemi dhënë dorëheqjen morale. Dorëheqja morale nuk do të thotë përgjegjësi. Ne e kuptojmë opozitën, por ne e kemi dhimbjen dyfish apo tre fish më të madhe se opozita. Këta mjek apo motra medincinale kanë 2 vjet që merren me pandeminë, dhe ne shohim sulme të vazhdueshme ndaj tyre. Ne mbajmë përgjegjësi para organeve. Të gjithë që do gjenden fajtor do të mbajnë përgjegjësi penale.