Nuk do të vazhdojë afati i vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

    Me vonesë prej më shumë se dy orëve për shkak të problemeve teknike, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi seanca e 145-të plenare, përcjell Nistori.

    Kuvendi nuk i miratoi ndryshimet e propozuara të Ligjit për Dokumente Udhëtimi, me të cilat kërkohej që pasaportat e vjetra të qytetarëve me “Republika e Maqedonisë” të vlejnë deri në fund të vitit, ashtu siç është bërë me patentat e shoferit.

    Ndryshimet ligjore u propozuan nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Kundër ndryshimeve të ligjit votuan 54 deputetë, ndërkaq 46 ishin “për”.

      Lajmi Paraprak

      Heqja e grafës etnike në certifikatë / Lloga: gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera

      Lajmi i rradhës

      Demiri: do ta mbroj votën opozitare në KShZ

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë