Heqja e grafës etnike në certifikatë / Lloga: gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e “kombësisë” në Ligjin për Evidencën Amë. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se Lloga kërkon që gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese për publikim në Gazetën Zyrtare.

    “Ministri Loga mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një tjetër rregulloreje pas nismës së paraqitur për tejkalimin e afatit kushtetues për shpallje në “Gazetën Zyrtare”. Në të njëjtën kohë, kërkojmë edhe një herë nga Gjykata Kushtetuese që sipas detyrës zyrtare të veprojë edhe për rregulloret e tjera në shtet që janë publikuar në kundërshtim me afatin kushtetues sipas nenit 52 të Kushtetutës. Gjithashtu, mosveprimi me qëllim që të respektohet afati kushtetues për të cilët Gjykata Kushtetuese ka ditur ose mund të ketë ditur, nënkupton bazë për përgjegjësi penale, sepse ata do të duhej t’i ndiqnin rregulloret të shpallura në Gazetën Zyrtare”, thuhet në reagim.

    Ndryshe, Udhëzimi për evidencën e librave amzë, parashikonte që gjatë nxjerrjes së dokumenteve nga librat amzë, qytetarët të deklarohen se cilës kombësi i përkasin.

    Me anulimin e këtij Udhëzimi, në të ardhmen qytetarët nuk do të duhet të deklarohen se si ndihen, pra në dokumentet nga librat amzë nuk do të thuhet se çfarë kombësie i përkasin.

    Lajmi Paraprak

    “Rreth 4000 vdekje si pasojë e ajrit të ndotur”

    Lajmi i rradhës

    Nuk do të vazhdojë afati i vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë