Nuk është denoncuar në Prokurori rasti i kompanive që manipuluan për të marrë energji më të lirë

    Asnjë institucion shtetëror nuk dëshiron t’i tregojë kompanitë, të cilat në vend që të blejnë vetë energji elektrike, kanë përdorur energjinë elektrike për amvisëritë. Qytetarët më së shumti janë të interesuar nëse biznesmenët e pandërgjegjshëm me atë lëvizje kanë shfrytëzuar rrymë më të lirë, dhe kanë pasur më shumë të ardhura dhe për këtë ka mundësi që ai konsum të ndikojë në çmimin e ri pas Vitit të Ri. Nga KRRE thonë se i kanë njoftuar institucionet në kohën e duhur.

    “Që në fillim të vitit, KRE ishte institucioni i parë që zbuloi sjelljen manipuluese të një pjese të kompanive, që kaluan nga tregu i lirë në një treg të rregulluar dhe njoftoi menjëherë institucionet kompetente që kryejnë procedurat e duhura”, thonë nga Komisioni Rregullator Energjetik.

    Alsat kërkoi përgjigje nga Drejtoria e të Ardhurave Publike nëse dhe në çfarë mënyre këto kompani e kanë dëmtuar buxhetin duke anashkaluar rregulloret ligjore. Nga DAP njoftuan se Ligji për Shoqëritë Tregtare nuk kufizon themelimin e një shoqërie të re në pronësi të një personi tjetër juridik. Është shkelur Ligji i Energjetikës, thonë zyrtarët tatimorë dhe duhet të thonë sanksionet.

    “Nga pikëpamja tatimore, nëse personat juridikë që përdorin energji elektrike marrin fatura të energjisë elektrike në të cilat energjia elektrike faturohet me një tarifë të ndryshme – më të lartë, e njëjta do të thotë një shumë më e lartë e TVSH-së hyrëse në të cilën ata kanë të drejtë për fitim, dhe rritje. në kostove që zvogëlohet fitimi dhe baza tatimore për tatimin mbi fitimin”, thanë nga DAP.

    As prokuroria nuk merret me këtë çështje. Nga atje shkurt për Alsat thanë se nëse denoncohet dhe konstatohet se ka vepërpenale atëherë prokuroria do të veprojë.

    Deri më tani asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka paralajmëruar sanksione për kompanitë që në vend që të blejnë energjinë elektrike në tregun e lirë, kanë përdorur energjinë elektrike të dedikuar për amvisëri. Disa nga kompanitë e pandërgjegsjshme e kanë pasur këtë praktikë që në muajin shkurt

    Ministria e Ekonomisë bëri të ditur se bëhet fjalë për qindra kompani që kanë anashkaluar Ligjin, dhe kanë shfrytëzuar energjinë elektrike nga furnizuesi universal në vend të rrymës së shtrenjtë nga bursa. Sipas informacioneve jozyrtare bëhet fjalë për supermarkete të mëdha, kompani farmaceutike, objekte industriale dhe kompani më të vogla. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme për përballje me krizën

    Lajmi i rradhës

    Kompanitë ulin kriteret e punësimit, por nuk ka punëtorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë