VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme për përballje me krizën

    Pas një pauze të shkurtër partia opozitare VMRO-DPMNE sërish insiston që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga kjo parti akuzojnë pushtetin për dështim me menaxhimin me krizën ekonomike dhe energjetike. Nga partia në pushtet thonë se kanë planë që siguron rritjen ekonomike.

    VMRO-DPMNE sot ka përsëritur kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për përballje me krizën ekonomike. Nënkryetari i opozitës maqedonase, Aleksandar Nikollovski, deklaroi sot se vendi gjendet në një situatë katastrofale ekonomike dhe mungesë të planit për ballafaqim me krizën energjike dhe këtë, ai tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të shpejta. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kovaçevski, i cili dje tha se, në zgjedhjet ardhshme në vitin 2024, VMRO-DPMNE do të pësojë disfatë, Nikllovski theksoi se, nëse janë të sigurt për këtë, atëherë nuk duhet të kenë frikë që të shkohet menjëherë në zgjedhje.

    “Përderisa Kovaçevski dhe LSDM janë të sigurt se, do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme ti caktojmë ato më së voni në pranverë të vitit 2023, mund të jenë në muajt mars apo prill, më së voni në muajin maj dhe të shohim kush do të fitojë në ato zgjedhje. Mënyra më e mirë për të dëshmohet apo të demantohet ajo që e flasin, është të ketë zgjedhje të shpejta parlamentare, ndërsa ato janë të mira siç thash edhe për përballje me problemet ekonomike në shtet”, deklaroi Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.

    Ndërkohë, nga LSDM thonë se kryeministri ka plan i cili siguron rritje ekonomike dhe standard më të mirë të jetës për vitin e ardhshëm.

    “Se viti 2023 do të jetë shumë më i mirë se ky, konfirmojnë edhe projeksionet e BERZH-it të cilat parashohin rritje të ekonomisë së Maqedonisë prej 2,3 përqind. Këtë, mes tjerash, do ta arrijmë edhe me rritjen e numrit të investimeve të huaja direkte, me transformimin e sektorit energjetike, gjë që veç më po ndodh në mënyrë intensive në shtetin tonë”, deklaroi Darko Kaevski nga LSDM.

    Kryeministri Kovaçevski, dje duke komentuar pretendimet e opozitës maqedonase se, nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, VMRO-DPMNE do të marrë më së paku 61 deputetë, tha se zgjedhje në vend do të mbahen në vitin 2024 dhe në to, sipas tij, VMRO-DPMNE do të pësojë disfatë.

    Lajmi Paraprak

    RMV-ja e futur në borxhe deri në 7.7 miliardë euro

    Lajmi i rradhës

    Nuk është denoncuar në Prokurori rasti i kompanive që manipuluan për të marrë energji më të lirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë