Nuk ka kërkesë për ekstradimin e diplomatit maqedonas të arrestuar në Serbi

    Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç sot tha se institucionet në Serbi nuk kanë kontaktuar me autoritetet maqedonase për ekstradimin e mundshëm të diplomatit maqedonas, përcjell Alsat. Ai theksoi se vendi nuk mund të kërkojë ekstradimin ose transferimin e personave që ende nuk janë dënuar.

    “Për diplomatin tonë që është në paraburgim në Serbi , tek ne nuk ka të hapur asnjë procedurë, për çka ne do ta kërkonim si shtet. Ne si Ministri e Drejtësisë nuk kemi marrë informatë në bazë të së cilës do të kërkonim ekstradim ose transfer të një personi të dënuar”, deklaroi sot ministri Mariçiç.

    Ndryshe, diplomati maqedonas, me mision në Vjenë,  Mile Milenkovski u kap nga policia serbe për shkak të dyshimeve për vepër penale. Sipas raporteve të mediave, tre vjet më parë, Milenkovski, së bashku me dy diplomatë të tjerë, arritën të çonin biznesmenin dhe politikanin armen Levon Sargsyan, me një avion privat, në Vjenë, i kërkuar për një sërë skandalesh korrupsioni në vend.

    Megjithëse urdhërarresti për Milenkovski daton prej një vit e gjysmë, rasti doli në dritë vetëm pasi ai u arrestua dhe u ndalua nga policia serbe. Nga MJP deklaruan se dy diplomatëve të tjerë u është marrë pasaporta diplomatike dhe u është pezulluar marrëdhënia e punës në MPJ.

    Lajmi Paraprak

    Vritet një polic në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria i dërgon notë proteste ambasadës së RMV-së në Sofje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë