Nuk ka konsensus për rezolutën e VMRO-DPMNE-së

    Rezolutën për integrimet evropiane të shtetit dhe vijat e kuqe lidhur me çështjet kombëtare, VMRO DPMNE-ja do ta dorëzojë në Kuvend më së voni deri nesër.

    Nga partia opozitare maqedonase presin që kjo të pranohet nga ana e të gjitha grupeve parlamentare në Kuvend. Këtë dokument e kanë mbështetur të gjitha partitë maqedonase, ndërsa BDI kërkon harmonizim shtesë, kurse Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa theksuan se sot do ta bëjnë të ditur qëndrimin e tyre.

    Pasi të hyjë në procedurë kuvendare, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, duhet ta vendosë në seancë plenare.

    “Tregojmë për moslejimin dhe mospranimin e përvetësimit ekskluziv të historisë, identitetit, traditave dhe çfarëdo forme të hegjemonizmit, pa marrë parasysh se prej nga vjen”, deklaroi Mucunski.

    Për Rezolutën dje duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve foli edhe zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski dhe tha se i takon Kuvendit të propozojë, të debatojë dhe të marrë vendim për rezoluta dhe dokumente dhe nisma të ngjashme.

    Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në lidhje me rezolutën e propozuar të partisë opozitare VMRO DPMNE mbi rrugën e integrimeve evropiane të vendit, deklaroi sot se partia e tij BDI është e mendimit se ky proces duhet të fillojë nga zero, që partitë politike të ulen në mënyrë konsensuale, dhe jo të imponohen nga një parti.

    Lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski, megjithatë, u përgjigj se pret që BDI të qëndrojë pas interesit të bashkëqytetarëve të vet dhe ta mbështesë rezolutën e VMRO DPMNE-së për linjat e kuqe në negociatat me Bullgarinë./MIA/

    Lajmi Paraprak

    Masa të mundshme restriktive në kufij për shkak të llojit delta | Lejohet vaksinimi edhe i fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    Qyteti i Shkupit prezanton projektin për transportin e ri publik-BRT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë