Pikërisht në ditën kur filloi fushata zgjedhore, kanë nisur edhe ditët e mjaltit. Meqë e dimë se mjalti ka veti shëruese, dolëm të pyesim kultivuesit e mjaltit nëse ka edhe mjaltë për të fituar zgjedhjet.
-A mundet ku mjaltë të ndihmojë për të fituar zgjedhjet, a keni mjaltë të tillë?
-Për atë nuk mund të garantojë, jo. Po se është ilaç dhe shëron të gjitha sëmundjet por politikën nuk e shëron.
-Mirëdita, po shoh se ka shumë lloje të mjaltit këtu, por a keni mjaltë për të fituar zgjedhjet?
-Ah kjo asht pyetje delikate, vetëm nëse i partizojmë bletët.
-A ekziston diçka e tillë?
-Tek bletët nuk ekziston sepse bletët kanë një rregull universal, ato kanë rregull dhe disiplinë që te njeriu për fat të keq nuk ekziston.
-“Për të fituar zgjedhjet, pyetje e rand, të ju them të drejtën, mjaltë i tillë vështirë të gjindet”.
-“Ata le të vijnë vetëm edhe do t’i shërbejmë siç duhet sepse në fitore arrihet vetëm me mjaltë të mirë”.
-“Au diçka të atillë nuk kemi, nuk ka, për të fituar zgjedhjet duhet këtu të vijnë të përzihen me njerëz, të jetë populli i kënaqur, nuk ka formulë për të fituar zgjedhjet”.
-“Sigurisht nuk do t’u shërbejë, por atyre vetëm që humbin për t’ia zbutur pak disfatën”.
Dhe më në fund gjetëm një tendë ku shitej mjaltë për fitore, e i njëjti është vetëm 600 denarë.
-A ka mjaltë për të fituat zgjedhjet?
-Sigurisht që ka…
-Domethënë gjetëm më në fund mjaltë për fitore.
-Po këtu kemi mjaltë të zi, më të ndritshëm, po mjaltë më i fortë është ky, këtë e rekomandoj për fitore.
-E gjetëm mjaltin për të fituar zgjedhjet.
-Po mjaltë pyjor.
-A është i shtrenjtë?
-Jo, çmim mesatar, 600 denarë?
-Ua rekomandon kandidatëve për president?
-Të gjitha kandidatëve, nëse e hani këtë mjaltë do të fitoni me siguri. /TV21/