Sonte në ClickPlus ambasadorja e ShBA-ve në RMV, Angela Aggeler, do flasë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, korrupsionin në vend, listën e zezë të ShBA-së, shtetin e së drejtës. Sipas saj, zgjedhjet që po vijnë, janë zgjedhje ku do të vendoset e ardhmja e Maqedonisë së Veriut, përcjell Nistori.
“Unë besoj se rrugëtimi i ardhshëm i këtij vendi do të vendoset në shumë mënyra nga zgjedhjet që vijnë”, thotë ambasadorja Aggeler.
“Ka pasur precedentë ku janë votuar amendamente gjatë një qeverie teknike”, tha në intervistë ekskluzive për TV21 ambasadorja e ShBA-së.
TV21: Dëgjojmë gjithnjë e më shumë nga partitë politike shqiptare, tani kemi dy blloqe fatmirësisht, po thonë fillimisht ndryshimet kushtetuese, pastaj formimi i Qeverisë. A është kjo e re për ju?
“E kam dëgjuar këtë, kam dëgjuar disa opsione të ndryshme, për atë se si do të ishte e mundur”, thotë Ageler.
TV21: A është e realizueshme?
“Ashtu besoj! Besoj se ka pasur precedentë, nuk e kam fjalën për dekada më parë, por ka pasur precedentë ku janë miratuar amendamente gjatë qeverisë teknike. Një nga gjërat që mësova, duke shërbyer këtu, është se gjithçka është e mundur”, shton Aggeler. /Nistori/