Nuk ka përgjegjësi se kush është shkaku për zjarrin modular në Tetovë

    Foto: Emir H

    Gati tre muaj nuk ka asnjë përgjigje se kush është fajtori për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, në të cilin vdiqën 14 pacientë. Procedurën të cilën e udhëheq Prokuroria është ende nën hetim. Ajo që po bëhet gjatë gjithë kësaj periudhe është marrja në pyetje e dëshmitarëve që kanë dijeni për ngjarjen. Ekspertiza ka përfunduar dhe pritet raporti gjerman.

    Në pyetjen e “A1on” në Prokurori, përcjell Nistori, nëse mendimi i hetuesve gjermanë do të mund të përdoret në një procedurë të mundshme gjyqësore, por nuk ka përgjigje konkrete.

    “Pritet rarporti nga ekspertët gjermanë të cilët ishin të ftuar nëpërmjet ndihmës për të drejta ndërkombëtare e cila qëndron si segment i rëndësishëm për verifikimin e gjendjes faktike”, thonë nga prokuroria.

    Deri më tani janë kryer tri ekspertiza. E para është bërë nga Ministria e Brendshme, e cila ka konstatuar se një ndërprerje e energjisë elektrike gjatë reanimimit të një pacienti ka mbinxehur një kabllin vazhdues, gjë që ka sjellë zjarrin. E dyta është e Fakultetit të Teknologjisë, për të cilën nuk ka detaje për gjetjet dhe e treta është bërë nga inxhinieri elektrik rreth instalimeve në spital.

    “Raportet janë pranuar në prokurori dhe janë duke u analizuar në korrelacion me provat e tjera të pranuara. Ndërkohë po merren në pyetje dëshmitarë dhe persona të tjerë që kanë informacione për ngjarjen”, tha Prokuroria.

    Në zjarrin e tmerrshëm që shkatërroi spitalin modular në Tetovë, shkaktoi vdekjen e 14 pacientëve që trajtoheshin nga virusi Korona, por edhe familjarëve që ndodheshin brenda në momentin kritik. 14 persona tjerë u shpëtuan përpara se objekti të digjej plotësisht. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shkup, në një shtëpi zbulohet laborator për prodhimin e drogës

    Lajmi i rradhës

    Në kohë të trazuar vjen ekspozita në Tetovë “Salloni dimëror” | Arti, si një freski dhe impuls për një frymë pozitive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë