Në kohë të trazuar vjen ekspozita në Tetovë “Salloni dimëror” | Arti, si një freski dhe impuls për një frymë pozitive

    Foto: Nistori | Autori: Edin Kuçllari / Larësi

    Gazetare | Aleina Arsllani

    Shoqata e Artistëve Figurativ të qytetit të Tetovës sonte në Galerinë e Arteve Pamore hapi ekspozitën kolektive – reviale “Salloni Dimëror”. Para artdashësve u ekspozuan 42 artistë me 42 vepra, nga drejtimet e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafikë dhe fotografisë, njofton Nistori.

    Sipas historianes së artit, Jëlldëz Asani, në këto kohë të trazuara më shumë se kurrë, dhimbjet radhiten njëra pas tjetrës dhe gjendja e traumës është rrënjosur në një ndjenjë frike dhe dëshpërimi, andaj arti jep një thërirmë vezullimi shpirtëror, që shuhet e ndizet në ndjenjën e qenies tonë duke sjellur një pikë shprese për ditë më të mira.

    “Salloni Dimëror synon të kontribuojë në krijimin e një “fryme pozitive” të përgjithshme në mjedisin tonë, nevojën për një lloj lidhjeje apo kontakti me veprën artistike si dhe të inkurajoj në gjetjen e zgjedhjeve të mira për integrimin në proceset e përgjithshme artistike. Arti është shkrirë në mënyrë të përsosur në hapësirën e kësaj galerie mirëpo edhe në këtë sallon u përsërit mungesa e pjesëmarrjes së një numri të autorëve të afirmuar nga gjenerat të ndryshme ndërsa brezi i ri paraqitet me një numër të madh. Ekspozita është e përbërë kryesisht nga vepra në pikturë që paraqesin ndërthurrje të motiveve dhe procedurave të ndryshme të realizimit artistik duke tentuar të ngjallin ndjenjën e lehtë të relaksimit shpirtëror.” – deklaroi Asani para artdashësve.

    42 artistë shpalosën një pjesë të artit të tyre me orkestrimin e tingujve të ngjyrave, por me përmbajtjet e dallueshme të dorëshkrimit dhe imagjinatës së tyre krijuese. Ekspozita do të jetë e hapur katër ditë dhe qytetarët do të mund të shikojnë motivet e kombinuara me simbolet vizuale bartin mesazhe të ndryshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka përgjegjësi se kush është shkaku për zjarrin modular në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    “Po falimentojmë”, masat kufizuese revoltojnë bizneset

    Lajme tjera

    Të dashuruarit heshtin…

    Jaime SabinesPërktheu: Xhemazije Rizvani Të dashuruarit heshtin.Dashuria është heshtja më e mirë,Më kumbuesjamë e padurueshmja.Të dashuruarit kërkojnëtë dashurit…
    Më tepër

    Çfarë është kultura?

    Kim Ann Zimmermann & Stephanie Pappas Me termin kulturë kuptojmë zakonisht tiparet dhe dijet e një grupi të caktuar njerëzish, duke përfshirë gjuhën, fenë, kuzhinën, zakonet…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë