“Nuk ka rritje të çmimeve të barnave nga lista pozitive”

    Nuk ka rritje të çmimeve të barnave nga lista pozitive, nënvizojnë nga Ministria e Shëndetësisë për AIM, duke u përgjigjur në pyetjen se a shtrenjtohen barnat që janë nën mbulim të Fondit të Shëndetësisë.

    “Bëhet fjalë për barna OTC, gjegjësisht barna që jepen ose shiten pa recetë të mjekut, në barnatore ose në dyqane me pakicë. Çmimet e këtyre barnave në treg, formohen lirisht dhe nuk janë objekt rregullimi, sipas rregulloreve pozitive në fushën e barnave”.

    “Në këtë kategori përfshihen produkte të tilla si kombinimi i vitaminave, mineraleve, preparatet për trajtimin e simptomave të dhimbjes, hundëve të zëna, etj. Pra, nuk bëhet fjalë për rritje të çmimeve të barnave nga lista pozitive”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë në përgjigjen me shkrim për AIM.

    Lajmi Paraprak

    Të fala nga Tetova! Të fala për tregtarët!

    Lajmi i rradhës

    Maqedoni, sektori i ndërtimtarisë në krizë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë