Nuk kanë paguar detyrimet, ja cilat vende kanë humbur të drejtën e votës në OKB

    Irani, Venezuela dhe Sudani kanë humbur të drejtën e tyre për të votuar në Kombet e Bashkuara për shkak të detyrimeve të papaguara. Në total, 11 vende kanë mbetur prapa në pagesat e tyre, nga të cilat tetë kanë humbur të drejtën e votës.

    Pesë vendet e tjera që kanë humbur të drejtën e tyre për të votuar janë Antigua dhe Barbuda, Kongo, Guinea, Papua Guinea e Re dhe Vanuatu.  Sipas statutit të OKB-së,  nëse borxhet e një shteti anëtar janë të barabarta ose tejkalojnë shumën që duhet të ishte paguar për dy vitet e mëparshme, anëtari humbet të drejtën e votës.

    Pagesa minimale për Venezuelën për të rivendosur të drejtat e saj të votës është rreth 40 milionë dollarë (35 milionë euro), Irani duhet të paguajë pak më shumë se 18 milionë dollarë (15,8 milionë euro) dhe Sudani duhet të paguajë gati 300,000 dollarë (262,000 euro). Ministrie e Jashtme e Iranit u shpreh se ‘vendi është i përkushtuar për ‘pagimin e plotë dhe në kohë të detyrimeve të anëtarësimit’, por për shkak të sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme të SHBA  vendi ynë nuk është në gjendje të paguajë‘.

    Lajmi Paraprak

    Ky është gabimi që bëjmë kur karikojmë celularin

    Lajmi i rradhës

    Ivanovska: Qeveritarët e ri ta vendosin integritetin personal në funksion të pozitës të cilin e marrin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë