Nuk mbjellim luledielli, ndërsa nga ana tjetër ankohemi për çmimin e vajit

    Maqedonia ka qindra mijëra hektarë tokë bujqësore, por kur vjen puna te kultivimi i saj aktualisht është e mbjellë vetëm çereku i arave. Shtrenjtimi vajit për gatim ka rritur interesimin për mbjelljen e lulediellit, por është shumë larg plotësimit të nevojave në treg. Për të prodhuar një litër vaj duhet të përpunohen 3,5 kg fara luledielli. Por, cila është arsyeja që bujqit hezitojnë ta mbjellin këtë kulturë? Disa prej tyre thonë se fabrikat u paguajnë pak, afër 20den/kg, dhe tani që janë shtrenjtuar shpenzimet e kultivimit.

    “Të dhënat zyrtare tregojnë se afër 20% e farave të lulediellit prodhohen në vend, në bazë të kërkesës së tregut se sa konsumon popullsia e Maqedonisë. Kjo do të thotë se rreth 80% e vajit të papërpunuar dhe farës së lulediellit importohet nga vendet fqinje”, raporton Adnan Qaili, gazetar.

    Nga Sektori i Bujqësisë në ministrinë përkatëse thonë se sivjet janë mbjellë 8.600 hektar me luledielli, të cilat pritet të kenë rendiment të 11 800 ton me farë të lulediellit. Udhëheqësi i këtij sektori Sinani, tha se vetëm dy fabrika ka vendi që mbledh lulediellin e prodhon vajin dhe vendi është i varur nga importi.

    “Kushtet klimatike ofrojnë një mundësi të mirë për prodhimin e lulediellit, por çmimi i tregut në bursë e ulë interesin e kultivimit të lulediellit. Bursa botërore dikton çmimin e lëndës së parë të vajit të papërpunuar. Në dy vitet e fundit me situatën e kovidit dhe luftën në Ukrainë, çmimet janë ngritur të gjitha prodhimeve që lidhen me energjensat, derivatet dhe inputet tjerat që e definojnë një prodhimtari të caktuar në treg”, deklaroi Abdilgafar Sinani, Udhëheqës i Sektorit të Bujqësisë.

    Nga Ministria e Bujqësisë thonë se po përpiqen të stimulojnë bujqit me subvencione për të mbjell sa më tepër lulediellin, duke u dhënë nga 2-300 euro për hektar të kultivuar. Përderisa moti mban mbi 260 ditë me diell në vit dhe toka është pjellore, sërish bujqit thonë se nuk kanë leverdi ta ndezin traktorin nga ngritja e çmimit të naftës, kosto e fuqisë punëtore dhe shpenzimeve tjera për kultivim bujqësor, që në fund të korrjes nuk e kanë të siguruar as plasmanin final në tregun vendor nga konkurrenca e importit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Reklamimi politik me pagesë në media është para Gjykatës Kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Samiti i BE-së, pika për Shkupin është boshe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë