Reklamimi politik me pagesë në media është para Gjykatës Kushtetuese

    Reklamimi politik me pagesë në media është para Gjykatës Kushtetuese. Iniciativën e ka paraqitur deputeti Pavle Trajanov, nga Lidhja Demokratike.

    Ai beson se partia e tij është e diskriminuar për shkak se partitë e mëdha, janë më të reklamuara në media gjatë fushatës zgjedhore. Gjykatësit kushtetues kanë pikëpamje të ndara. Disa mendojnë se Kodi Zgjedhor në fushën e financimit të partive është një zgjidhje korrekte që ofron reklamim, për ata që nuk janë në parlament.

    “Në Suedi, shuma e parave që marrin partitë politike përcaktohet nga numri i votave të fituara në zgjedhjet e fundit, diçka e ngjashme me rregullimin tonë”, tha Naser Ajdari, Gjykatës Kushtetues.

    Gjykatësit tjerë kushtetues thonë se financimi shtetëror për një fushatë zgjedhore partiake nuk është shpenzim i arsyeshëm.

    “Kjo zgjidhje ligjore nuk është e nevojshme në një shoqëri demokratike, ka mënyra për të financuar partitë politike me anëtarësi, jo me para të qytetarëve”, tha Darko Kostadinovski, gjykatës kushtetues.

    “Mënyra e përcaktimit të lartësisë së mjeteve reduktohet në mënyrë disproporcionale te partitë më të mëdha kundrejt partive më të vogla”, u shpreh Osman Kadriu, Gjykatë Kushtetues.

    Por, Gjykata Kushtetuese nuk ndërmerr asnjë hap për të vlerësuar kushtetutshmërinë e asaj pjese të Kodit Zgjedhor, pasi nuk ka mjaft gjykatës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Halili: Ndryshimi i Kushtetutës nuk duhet të jetë kusht për hapjen e negociatave me BE-në

    Lajmi i rradhës

    Nuk mbjellim luledielli, ndërsa nga ana tjetër ankohemi për çmimin e vajit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë