Nuk posedonin certifikatë vaksinimi, arrestohen tre persona në Tetovë

    Fotografia: Ilustruese

    Mbrëmë në Tetovë policia ka privuar nga liria tre persona të cilët nuk posedonin certifikatë të vaksinimit. Njëri nga të arrestuarit kishte certifikatë me emër të një personi tjetër, derisa dy të tjerët kanë treguar certifikatën në celular, të cilat do të hetohen nga organet kompetente.

    “Zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë mbrëmë diku rreth orës 21:30 minuta në një kazino në rrugën “Ivo Llolla Ribar”, kanë privuar nga liria E.H. (32) dhe E.Sh. (29) nga Dobridolli i Gostivarit dhe I.K. (46) nga Tetova, për shkak të dyshimit të përdorimit të dokumentit me përmbajtje të rrejshme. Dy prej tyre nuk posedonin certifikatë për marrje të vaksinës, ndërsa njëri ka përdorur certifikatën e një personi tjetër nga Dobridoli”, njoftoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

    Pas dokumentimit të rastit, ndaj tre personave në fjalë do të ngritën padi adekuate. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lëvizja Besa për korrupsionin: Goditja duhet t’i jepet nga lart, duke hetuar personat publikë

    Lajmi i rradhës

    Numër rekord i gazetarëve të burgosur më 2021

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë